Harduer

Kufjet wireless Apple AirPods të pariparueshme

Dec 22 2016
0 Shpërndarje
Kufjet wireless Apple AirPods të pariparueshme

airpod-1440x1080Një pritje e cila dukej se nuk do të merrte fund kurrë, Apple AirPods kanë mbërritur në derën e shtëpisë suaj por me vehte sjellin një suprizë të padëshirueshme.

iFixit ka publikuar një çmontim të kufjeve 159 dollarëshe dhe lajme nuk janë të mira.

Sapo ti hapni ato, përfundon e gjitha. iFixit aplikoi nxehtësi mbi to në mënyrë që të zgjerohen dhe më pas me një thikë i hapi.

Ndryshe nga kufjet me kabllo të cilët janë kryesisht bosh përbrenda, kufjet AirPod përmbajnë çipe, bateri dhe bord të ngjeshura brenda një hapësire shumë të ngushtë.

airpod-battery-1440x1080Gypat metalik në fund të kufjes shërbejnë si pikë karikimi por edhe hapësirën për mikrofonin. Secila prej baterive ka një kapacitet prej 93 milivat.

Bordi përmban çipin wireless Apple W1, një procesor nga Cypress, një kodek audio stereo, një çip për menaxhimin e fuqisë prodhuar nga Texas Instruments, një sensor proksimiteti dhe sigurisht vetë boksin.

Në fund, kufjet wireless morën notën 0 nga 10 nga iFixit për nga riparimi. Pikët e ulëta për produktet e Apple nga iFixit kur bëhet fjalë për riparimin nuk janë diçka e re. (PCWorld Albanian)

Tags >

AirPods
Lajmet e fundit>