Siguri

Kujdes gjatë shkarkimit të softuerëve të lirë

Apr 20 2011
0 Shpërndarje
Kujdes gjatë shkarkimit të softuerëve të lirë

Nëse kërkoni në Google (ose Bing) ndonjë aplilacionet e ndryshme, rezultati i parë do të jetë një reklamë që, nëse e klikoni, do të ju dërgojë diku tjetër, por jo në faqen e vërtetë të aplikacionit. Këtu mund t’i shihni vetëm disa aplikacione që mund të jenë si më të zakonshmet, por ka edhe shumë aplikacione të tjera:

  • Audacity
  • VLC
  • Gimp
  • MPlayer
  • 7-Zip
  • CCleaner
  • …dhe shumë aplikacione të tjera

Sapo të keni kërkuar për ndonjërën nga këto, ju do t’i vëreni këto reklama.

Reklamat nuk paraqiten gjithmonë, pasi që me siguri se shënjestrojnë vizitorë nga vendet më të zhvilluara.

Instalimi i një softueri të këtillë

 Nëse shkarkoni aplikacionin nga faqja me reklama, ju do të shihni një instalues tjetër, që do të provojë të instalojë një tjetër “Përditësues”…

 

 Dhe pastaj do të shihni këtë softuer dhe disa fjalë hamendëse. Ju do të duhej që ta prekni Decline për t’u shmangur nga instalimi, por shumë përdorues mbase edhe do të prekin Accept.

 

Kështu që, sigurohuni që të keni kujdes kur shkarkoni dhe veçanërisht kur u dërgoni të tjerëve që të shkarkojnë sofuterë të lirë dhe të hapur. Ju tashmë nuk duhet vetëm ta kërkoni në Google atë – ju duhet t’ua jepni lidhjen (ang. link) e vërtetë./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>