Analiza

Kujdes kur bëni postime raciste në rrjete sociale pasi mund të pushoheni nga puna

Nov 30 2014
0 Shpërndarje
Kujdes kur bëni postime raciste në rrjete sociale pasi mund të pushoheni nga puna

screen shot 2014-11-29 at 10.55.02 amKëtë fundjavë festive, një profil në Tumblr po “ngatërron” të gjithë internetin.

Ai quhet ‘Racist Getting Fired’ dhe bën atë c’ka pikërisht ju po mendoni: Ata të cilët postojnë komente raciste në këtë rrjet social përfundojnë të pushuar nga puna sapo ky profil i vecantë i identifikon dhe raporton tek punëdhënësi i tij.

Një shofer kamioni shkroi me nota të thella raciste për ngjarjet në Ferguson. Ai u diktua, u identifikua gjithashtu dhe në rrjetin social Facebook, ku kishte të publikuar dhe punëdhënësin e tij dhe pak orë më vonë u pushua si me “magji”.

Kjo është një metodë që i ka frikësuar shumë punonjësit sidomos në Amerikë. Por një gjë është e sigurt, që sot e tutje postimet raciste do të reduktohen dukshëm. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>