Siguri

Kujdes nga porositë që merrni në Facebook chat

Feb 2 2011
0 Shpërndarje
Kujdes nga porositë që merrni në Facebook chat

Sipas AllFacebook, spamerët janë duke plaçkitur llogaritë në rrjetin Facebook dhe duke dërguar lidhje keqdashëse përgjatë Facebook chat-it.

Jackie Cohen nga AllFacebook lajmëroi të hënën që një nga shokët e vet në Facebook ishte duke dërguar lidhje, duke premtuar çmime të lira. “S’ka mundësi Jackie,” lexoi tekstin e shoqëruar në një lidhje të tilëë, “Facebook është duke pasur probleme dhe është duke dhënë dhurata  falas, shiko këtë shpejt.” Pjesa e çuditshme, shtoi Cohen, ishte kur shoku i saj nuk ishte kyçur në Facebook në atë kohë. Llogaria shihej që dërgonte këto porosi autonome.

 Cohen përcolli një nga lidhjet te një shqyrtim reklamues që ofronte çmime si kartë Walmart, me çmim 1,000 dollarë, për dhurata ose një iPhone 4 falas. “Përmbushja e këtyre shqyrtimeve humbet kohën, ju vendos në një rrezik dhe kontraktim me keqdashësit dhe pranim të spamit, gjersa spamerët fitojnë një përqindje,” shkruajti Cohen.

Pamja e mëposhtme tregon atë se si mund të duken këto porosi që dërgohen në chat. Nëse ju pranoni një lidhje të tillë, mos e klikoni atë. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>