Lajmet

Kujdes nga postimi “Shiko kush ka parë profilin tuaj” në Facebook, rrezikohen të dhënat personale

Nov 3 2014
0 Shpërndarje
Kujdes nga postimi “Shiko kush ka parë profilin tuaj” në Facebook, rrezikohen të dhënat personale

fotoo1Kohëve të fundit në rrjetin social Facebook kemi parë në postime të ndryshme, ashtu si edhe në mesazhe që vijnë nga persona të panjohur linqe, të cilat ju lejojnë që të shikoni se kush ka vizituar profilin tuaj. Shumica e përdoruesve tundohen nga këto linqe pasi duan që të mësojnë se kush janë ata persona të cilët vizitojnë më shpesh profilin e tyre në rrjetin social.

KUJDES ! Këto linqe nuk janë të vërteta dhe nëse ju i hapni ato, duhet të ndryshoni menjëherë fjalëkalimin e llogarisë suaj në Facebook, pasi me shumë mundësi të dhënat tuaja janë hakuar. Kjo mënyrë është e famshme, e cila realizohet me metodën e vjedhjes së të dhënave nëpërmjet Phishing, ku persona të ndryshëm krijonin faqe të rreme, por të ngjashme me rrjetet sociale duke mashtruar përdoruesit që të fusnin të dhënat e tyre duke menduar se këto faqe janë të vërteta. Nuk janë të pakta rastet e miqve tanë, të cilëve u është vjedhur llogaria në Facebook, Twitter apo edhe Instagram.

Ajo që ju duhet të dini është se Facebook nuk i monitoron përdoruesit, të cilët kanë parë profilin tuaj. Aktualisht nuk ka ndonjë sistem të tillë në përbërje të rrjetit social i cili të ketë si qëllim të shikojë se kush nga përdoruesit viziton profilin tuaj. Pra, nuk ekziston diçka e ngjashme si në rrjetin LinkedIn, ku ju informoheni se cilët persona janë interesuar për profilin tuaj.

Në qoftë se shkoni në seksionin HELP të Facebook, do të shikoni se është e shpjeguar shumë qartë që rrjeti social nuk bën të ditur informacionet rreth personave që vizitojnë murin tuaj. Gjithashtu nuk ka asnjë aplikacion, i cili mund ta kryejë diçka të tillë , pasi Facebook nuk i mbështet ato.

Në rast se ju përdorni një nga mënyrat e përhapura në Facebook për të parë se kush ju ka parë profilin dhe ju shfaqen emra të ndryshëm të shokëve tuaj të bërë tag, mos e besoni, pasi asnjë nga këto emra nuk është një vizitor i profilit tuaj, pasi aplikacione të tilla thjesht bëjnë tag persona të ndryshëm që gjenden në listën e shokëve tuaj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>