Lajmet

Kujdes: Nuk ka aplikacion që mund të ndryshojë ngjyrën e profilit në Facebook

Aug 11 2014
0 Shpërndarje
Kujdes: Nuk ka aplikacion që mund të ndryshojë ngjyrën e profilit në Facebook

facebook-alert-there-is-no-such-thing-as-color-change-app-scammy-app-affects-thousandsRrjeti më i madh social në botë Facebook është gjithmonë në radarët e hakerëve. Një aplikacion i ri i quajtur “Facebook color change” ka mashtruar përdoruesit për të siguruar qasjen në një uebfaqe me një ofertë për ndryshim të ngjyrës së profilit të përdoruesit. Mashtrimi ishte zbuluar fillimisht nga kompania kineze e internetit Cheetah Mobile, gjatë të enjtes. Sipas raportit, lidhja që ofron ndryshim të ngjyrave për profilet në Facebook që dukej se i dërgonte përdoruesit tek apps.facebook.com/themesandcolor në fakt i dërgonte tek një faqe keqdashëse.

“Hulumtuesit nga Cheetah Mobile kanë gjetur që ky problem ka ndodhur për shkak të një dobësie që jeton në vetë faqen e aplikacionit të Facebook-ut, duke iu mundësuar hakerëve futjen e viruseve dhe kodin keqdashës në aplikacionet e bazuara në Facebook që i dërgojnë përdoruesit në faqe mashtruese,” tha kompania në një postim në blog.

Më tepër se 10 mijë përdorues të rrjetit Facebook janë prekur nga ky mashtrim. Përdoruesit janë keqshfrytëzuar duke u pyetur që ta shohin një video-demonstrim ose një ofertë për ta shkarkuar aplikacionin për t’ia mundësuar atij vjedhjen e informacioneve edhe të shokëve të juaj.

Nëse përdoruesi e shikon videon, uebfaqja vjedh hollësitë e qasjes në Facebook, që mundëson qasje të paautorizuar. Në PC, aplikacioni mashtrues iu kërkon përdoruesve që ta shkarkojnë një video lëshues pornografik dhe në telefonët Android ai i paralajmëron përdoruesit rreth një infektimi dhe që ta shkarkojnë aplikacionin e sugjeruar. Cheetah Mobile i njofton përdoruesit që të jenë në dijeni për përpjekje të tilla të pavërteta.

Përdoruesit e prekur mund të lokalizojnë dhe fshijnë aplikacionin nga PC-ja dhe smartfoni Android për të parandaluar dëmet e mëtejeshme. Cheetah Mobile i këshillon përdoruesit që të ndryshojnë fjalëkalimin në llogarinë e tyre në Facebook dhe të largojnë aplikacionin ndryshues të ngjyrës nga profili duke shkuar tek opsionet përkatëse. Më herët gjatë javës së kaluar, u raportua që hakerët rus kanë fituar qasje në 1.2 miliardë llogari. Sulmet në llogaritë zyrtare në Twitter të agjencive dhe organizatave të ndryshme qeveritare kanë bërë jehonë përgjatë internetit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>