Siguri

Kujdes, virusi i ri shpërndahet përmes Ads

Feb 26 2009
0 Shpërndarje
Kujdes, virusi i ri shpërndahet përmes Ads

altHakerët kanë arritur të depërtojnë në ueb faqen e famshme për biznes me teknologji eWeek.com, duke shfrytëzuar banerat e Google me adsense. Hakerët bënë që adsense të përmbajë kode të infektuara, duke e detyruar ueb faqen eWeek t’i largojë reklamat e rreme.

Reklamat ishin vendosur për softuerë antivirusësh dhe kur përdoruesit klikonin në to, shtesat i dërgonin përdoruesit përmes iframes në ueb faqe të infektuara. Më pas shfaqej një PDF me kode që shfrytëzonin lëshimet duke prekur sistemet e Adobe apo edhe ndonjë server mashtures.

Më pas serveri vendoste një dosje “winratit.exe” në temporary files duke qëndruar aty pa u vënë re. Ndërkohë nëse përdoruesi mundohej të vizitojë ndonjë ueb faqe për shkarkimin e softuerëve, dosja i drejtonte ata në ueb faqe të tjera të infektuara duke bërë dëme edhe më të mëdha.

Kështu as Goggle Adsense nuk i kanë shpëtuar sulmeve të hakërëve. Edhe më keq, ato u përdorën nga hakerët si lidhje për të drejtuar përdoruesit në ueb faqe të infektuara.
 

Lajmet e fundit>