Siguri

Kujdes nga butoni mashtrues “Dislike” në Facebook!

Aug 16 2010
0 Shpërndarje
Kujdes nga butoni mashtrues “Dislike” në Facebook!

Së pari të sqarojmë diçka: Nuk ka diçka zyrtare nga ana e Facebook që quhet “dislike button”. Ka gjasa që Facebook do të implementojë ndonjë veçori të ngjashme në të ardhmen, por tani për tani ky buton nuk ekziston!

Pra, nëse shihni një përditësim statusi që përmban mesazhin “Unë sapo fitova butonin Dislike, kështu që tani mund t’i “mos pëlqejë” asnjë prej postimeve tuaja budallaqe, lol” apo “Merni tani butonin e ri zyrtar DISLIKE” dhe që përcillet nga një link, ju duhet ta dini se ky është një prej mashtrimeve të radhës që tentojnë të vjedhin të dhënat tuaja personale.

Nëse klikoni linkun, ju do të kaloni në një faqe të përpunuar të Facebook për të “instaluar” butonin dislike (keni parasysh se nëse butoni dislike do të ishte i vërtetë, atëherë ju nuk do të kishit pasur nevojë që ta instaloni apo jo; Facebook do ta shtonte këtë buton në mënyrë automatike tek profilet e përdoruesve). Nëse ju përcillni udhëzimet, juve do t’ju parashtrohet pyetja për t’i dhënë aplikacionit të drejta në profilin tuaj, dhe më pas do t’ju kërkohet që të plotësoni një sondazh, ngjashëm me ato që gjenden në mashtrimet tjera që kemi vështruar kohëve të fundit.

Pastaj aplikacioni ju drejton tek një shtojcë e Firefox e quajtur FaceMod, që e quan vetveten si “Facebook Dislike button”, por shtojca nuk duket të jetë e lidhur me mashtrimin. Nuk është arritur të konfirmohet nëse shtojca punon si e reklamuar apo paraqet rrezik, por një gjë është e sigurt që ajo nuk vjen nga Facebook dhe nuk është një buton zyrtar dislike nga ana e Facebook.

Si zakonisht ju sugjerojmë të mos klikoni në linka të dyshimtë në Facebook, në veçanti nëse premtojnë diçka që duket e pamundur apo që ka shumë pak gjasa të jetë reale. Mos ofroni të dhëna personale, vetëm në rast se jeni të sigurt se çfarë po ofroni. Nëse keni rënë pre e mashtrimit, largoni aplikacionet e dëmshme nga profili juaj në Facebook dhe të gjitha postimet në status dhe mesazhe tjera të ndërlidhura me butonin “Dislike”

Lajmet e fundit>