Siguri

Kujtesa, cak i hakerëve

Mar 13 2010
0 Shpërndarje
Kujtesa, cak i hakerëve

Së fundi web faqja zyrtare e ofruesit të shërbimeve të internetit dhe shërbimeve televizive kabllore, www.kujtesa.com është sulmuar nga hakerët serb, të cilët duket se kanë nisur një “fushatë” për rrëzimin e web faqve të Kosovës.

Web faqja është ende jashtë funksionit dhe në kuadër të saj nuk mund të gjeni asnjë informacion që ju duhet, por megjithatë slogane apo emblema të ekipit të hakerëve që ka sulmuar nuk do të gjeni.

Kujtesa ka kërkuar falje ndaj vizitorëve për shkak të mosfunksionimit të web faqes, dhe është shprehur se është duke punuar për të evituar problemet teknike.

Por duket se në shenjë hakmarrjeje kohë më parë hakerët e Kosova Network Security (KNS) dhe Kosova Defacers Group (KDG) kanë sulmuar dhe rrëzuar faqen më të popullarizuar teknologjike në Serbi – Alfasoft (www.alfasoft.rs), kompani e cila merret me projektimin e sistemeve të informacionit, duke bërë programet për kontabilitet, trajnime kompjuterike, shitje të kompjuterëve, por kjo e fundit është kthyer sërish online.

Në anën tjetër “Së shpejti do të kthehemi online” ësht parlajmëruar nga Kujtesa

Lajmet e fundit>