Vëzhgim

Kundërshtohet grumbullimi i të dhënave për rezultate të kërkimit

Mar 10 2012
0 Shpërndarje
Kundërshtohet grumbullimi i të dhënave për rezultate të kërkimit

Rezultatet e studimit vijnë pasi që ndërmarrja kërkuese në internet, Google, në janar tha që është duke e lehtësuar politikën e vet për privatësi dhe do të paraqiste të dhënat në përdorues përgjatë shërbimeve të veta, duke përfshirë YouTube dhe Gmail.

Përdoruesit nuk mund të zgjedhin ndonjë gjë jashtë kësaj politike. Kjo politikë ka grumbulluar shqyrtime nga rregullvënësit brazilianë dhe evropianë.

Studimi nga Pew Internet & American Lif tregoi që 65% e përdoruesve thanë që ishte një gjë e keq nëse një makinë kërkuese do të grumbullonte informacion rreth kërkimeve dhe pastaj ta përdorte atë informacion për të vlerësuar rezultatet e kërkimeve gjatë të ardhmes. Ata u brengosën që kjo do të mund të kufizonte informacionin që përdoruesit  e marrin online dhe çfarë rezultate të kërkimit kanë parë.

73% e tyre thanë që nuk do të ishte në rregull që një makinë kërkuese të përgjonte kërkimet dhe të rregullonte rezultatet gjatë kërkimeve në të ardhmen sepse kjo do të paraqiste një pushtim të privatësisë./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>