Lajmet

Kundërshtoni SOPA-n me shtojcën për WordPress

Jan 16 2012
0 Shpërndarje
Kundërshtoni SOPA-n me shtojcën për WordPress

Faqet si Facebook dhe Google do të mund të ndihmonin që me këtë shuarje të vetëdijesonin për ndikimin e vërtetë që do të mund të kishte SOPA dhe PIPA, e  kështu edhe faqet dhe komunitetet më të vogla përreth uebit do të mund të luanin sadopak një rol.

Nëse ju jeni një nga faqet ose nga komunitetet dhe ju dëshironi t’i bashkoheni këtij blackouti që do të ndodh më 18 janar, atëherë edhe faqen tuaj mund ta pajisni me një shuarje të këtillë nëpërmjet ndonjë shtojce.

Për shembull, duke kërkuar në faqen e shtojcave për WordPress me fjalën “SOPA” do të japin një numër të shtojcave si “Simple Stop SOPA”. Kjo shtojcë e veçantë do të errësonte faqen tuaj dhe paraqiste porosinë me tekst të bardhë:

Kjo faqe është bllokuar në shenjë proteste ndaj SOPA-s (Stop Online Piracy Act) dhe PIPA (Protect IP Act), dy fatura të cilat do t’ia mundësojnë qeverisë të censurojnë internetin. Shihni më shumë tek americancensorshqip.org ose videon e mëposhtme. Kjo uebfaqe do të rikthehet në 8pm./pcworldalbanian

Tags >

Wordpress
Lajmet e fundit>