Analiza

Kupa e Botës shënon rekorde të transmetimit online

Jun 30 2014
0 Shpërndarje
Kupa e Botës shënon rekorde të transmetimit online

7aeada56a8940218580f6a7067005657Momentet gjatë të cilave sulmuesi nga kombëtarja e Urugait, Luis Suarez, e kafshoi lojtarin kundërshtar italian gjatë ndeshjes së të martës në Kupën e Botës janë përdorur nga brendet për të bërë reklamim në Twitter të produkteve të tyre. Ky kafshim i Suarez-it si dhe çështja e puthjes në faqe të Mbretëreshës Elizabetë nga sulmuesi i kombëtares italiane, Mario Balotelli, morën vëmendje madhore online gjatë kësaj jave. Më tepër se 300 milionë cicërima janë bërë për Kupën e Botës deri tani dhe Google ka regjistruar më tepër se 1.1 miliard kërkime që kanë të bëjnë me ngjarjen më të popullarizuar sportive në botë. Ndonëse turneu filloi më 13 qershor me ndeshjen në mes të Brazilit dhe Kroacisë, ndeshjet e kësaj jave kanë marrë shumë vëmendje, të paktën siç është matur nga ndeshjet e shikuara online.

Ja një vëzhgim për statistikat online për Kupën e Botës:

“Fluturon” trafiku transmetues

Sipas Akamai Technologies, që ndihmon kompanitë në shpërndarjen e videove online dhe që punon me më tepër se 50 mbajtës të të drejtave për transmetim të Kupës së Botë, ndeshjet mes SHBA-së e Gjermanisë si dhe Portugalisë me Ganën arritën 6.8 terabit për sekondë në trafikun e transmetimit online. Kjo vlerë e konsumit është një kulm i ri për një ngjarje të drejtpërdrejtë sportive të cilën e ka ofruar Akamai dhe “shumë lehtë njëra nga – nëse veç nuk është – ngjarjet më të mëdha të drejtpërdrejta që është ofruar në platformë,” tha zëdhënësi Chris Nicholson.

Një herë ke kafshuar, je akoma i uritur?

Sipas shërbimit Twitter, përpara se të kafshonte Giorgio Cheillini-in, Suarez u përmend rreth 100 mijë herë në Twitter. Pas kafshimit: dy milionë herë. Brendet e ndryshme e shfrytëzuan këtë trend si një mundësi për të reklamuar produktet e tyre. “Ha Trident, jo lojtarët e futbollit,” thuhet në një cicërimë nga një prodhues i çamçakëzëve. “Nëse vetëm Suarez do të hante Whataburger përpara lojës, ai nuk do të ishte aq i uritur,” thuhet në një tjetër prodhues të hamburgerëve nga Teksasi.

Gara e popullaritetit

Cristiano Ronaldo është duke e mposhtur rivalin nga Argjentina, Lionel Messi – të paktën sipas statistikave për kërkimet me emrin e tij në Google. Në Twitter, Messi e mbante epitetin si lojtari më i përmendur, i ndjekur nga Neymar Jr i Brazilit dhe Suarez. Ndërkohë, Ronaldo erdhi në vendin e katërt.

Fotografitë

Në Instagram, dashamirësit e sportit përdorën etiketa si #WorldCupPets, #WorldCupPup dhe #FifaCat për të etiketuar fotografitë e kafshëve të tyre shtëpiake të zbukuruara me stoli që kishin të bënin me Kupën e Botës. Lojtarët, duke përfshirë lojtarin e SHBA-së, Clint Dempsey, morën pjesë në trendin “TBT” ose “Throwback Tuesday”, ku postuan fotografi të vetes kur ishin më të vegjël. (PCWorld Albanian)

Tags >

online
Lajmet e fundit>