Analiza

Kur duhet të formatizoni një kompjuter që ka Windows?

Jun 18 2011
0 Shpërndarje
Kur duhet të formatizoni një kompjuter që ka Windows?

Në të shumtën e rasteve, përvoja juaj reduktoi shpejtësinë e punës për shkak të shfrytëzimit të memories dhe procesorit nga aplikacione që nuk janë thelbësorë. Gjithashtu, mund të ndodhë që ju i instaloni aplikacionet që nuk ju duhe, por ende, për shkak të hyrjeve në regjistrin e sistemit Windows, puna juaj ka pësuar rënie në shpejtësi. Nëse e gjeni që shpejtësia mesatare e procesorit është mbi 25% deri në 30%, kjo thjesht nënkupton që diçka nuk është mirë me sistemin tuaj operativ dhe ai kërkon formatizim dhe riinstalim. Ju mund të vëzhgoni përdorimin e procesorit dhe memories duke përcjellur hapat e mëposhtëm:

1) Kyçuni në kompjuter me ndonjë llogari (pothuajse çdo përdorues mund të shohë përdorimin e CPU-së dhe memories pa pasur nevojë për të drejta të veçanta).

2) Në shiritin e poshtëm në Windows (në taskbar), shtypni me të djathtën e miut dhe zgjedhni “Start Task Manager”. Në dritaren e re shkoni tek tabi “Performance” për ta parë paraqitjen grafike të përdorueshmërisë së procesorit dhe memories. Përdorimin e procesorit mund ta shihni në shiritin e kësaj dritare, në pjesën e poshtme, e cila paraqitet me përqindje.

Pasi ta keni parë, ju keni nevojë që të mendoni dhe në fund të merrni masa për të zgjidhur këtë çështje./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>