Lajmet

Kur “selfie” është e dëmshme dhe e dobishme

Jul 12 2014
0 Shpërndarje
Kur “selfie” është e dëmshme dhe e dobishme

sel2

Një “selfie” mund të të shpëtojë jetën kur kapet në momentin e duhur. Një grua kanadeze Stacey Yepes, ka mundur që nëpërmjet një fotoje selfie të tregojë një mini paralizë që e kishte kapur dhe që nëpërmjet saj të përshkruajë më mirë simptomat e kësaj sëmundjeje.

Gruaja thotë se këtë paralizë në fytyrë e kishte kapur edhe më përpara, ku gjatë asaj kohe ajo nuk mund të fliste dhe fytyra e saj kishte pësuar një shtrëngim. Por megjithë këto detaje doktorët nuk kanë mundur të gjejnë shkaqet specifikë të kësaj mini paralize. Por kur kjo është rikthyer te kanadezja, Stacey e ka filmuar me një foto selfi që t’ia demonstronte më mirë doktorëve.

Ana negative e “selfie” është çrregullimet mendore që shkakton

Shoqata e Psikiatërve Amerikanë (APA) e ka konfirmuar zyrtarisht atë që shumë njerëz mendonin: të bësh “selfie” është një çrregullim mendor. E keni parë me mijëra herë në Facebook dhe media të tjera sociale, madje ka edhe një këngë për këtë! Selfies janë bërë një trend i madh në mediat sociale dhe mjekët psikiatër e lidhin këtë dukuri me kushte të shëndetit mendor, që lidhen me narcisizëm dhe obsesion të personit me pamjen e tyre. Sipas psikiatrit Dr David Veal: “Dy të tretat e gjithë pacientëve, të cilët vijnë për kontroll dalin me çrregullim dismorfik, që nga koha kur telefonat me kamera u shtuan masivisht dhe bëjnë foto selfie për t’i postuar në faqet e mediave sociale”.

“Terapia e sjelljes është përdorur për të ndihmuar një pacient të njohë arsyet për sjelljen e tij të sëmurë dhe për të mësuar se si duhet moderuar ajo,” tha ai për Sunday Mirror. Kam parë personalisht që kjo ndodh me disa nga miqtë e mi. Ata bëjnë disa selfie pa pushim deri sa të gjejnë të duhurën. Gjejnë detaje në lidhje me vetullat e tyre, lëkurën, hundët, buzëqeshjen, dhëmbët, flokët e kështu me radhë, të gjithë në përpjekje për të gjetur një kënd të përsosur, për të bërë foto të përsosur. Duke parë se si shumica prej nesh zgjedhin një fotografi për profilin në Facebook dhe faqet e tjera të mediave sociale, ky është një proces i gjatë. Besojeni apo jo, por këto akte ata i ndërmarrin për të krijuar forma të vetëdijes dhe ndjenjë të besimit të rremë.

Në vend që të jemi në rregull me atë që jemi, ne përpiqemi të gjejmë foton e duhur me të gjitha detajet e përsosura. Sa më shumë na e pëlqejnë atë në faqet e mediave sociale, aq më të lumtur ndihemi. A është kjo e qëndrueshme? Duke e bazuar lumturinë tonë në foton e profilit tonë, apo performancës së fotos selfie? Sa larg mund të shkojë mania selfie? Një adoleshent mashkull britanik shkoi deri aty sa u përpoq të kryente vetëvrasje, pasi nuk ishte në gjendje të bënte një selfie të përsosur. Danny Bowman u bë aq i fiksuar, saqë do të shpenzonte afërsisht 10 orë në ditë duke marrë deri në 200 selfies, duke u përpjekur për foton e përsosur.

Pasi gjërat u bënë edhe më intensive për Danny, ai humbi rreth 30 kg, e la shkollën dhe nuk u largua nga shtëpia për gjashtë muaj, pasi mbeti duke u përpjekur për foton e përsosur. Gjatë përpjekjes së tij për vetëvrasje, Bowman u shpëtua nga nëna e tij. Edhe pse ky është një rast ekstrem, nuk është shumë larg nga ajo që ekziston në shumë nga mendjet e të rinjve, madje edhe moshë më e pjekur. Duke parë fotot e njerëzve të tjerë, duke parë vëmendjen që ata mund të marrin, e krahasojnë veten dhe detajet me veten e tyre.

“Selfies shpesh shkaktojnë perceptimin e vetëkënaqësisë, apo varësisë sociale ndaj kërkimit të vëmendjes” thotë Pamela Rutledge në Psychology Today. Narcisizmi, po bëhet një problem i madh në kohën tonë dixhitale. Një pjesë e madhe e kësaj vjen nga vetëgjykimi, gjykimi i të tjerëve dhe kultura pop. Mjekët thonë se këto sjellje mund të gjenerojë më shumë probleme mendore në të ardhmen, veçanërisht ato që lidhen me mungesën e besimit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>