Ja se si

Kurseni para duke ulur shpenzimet e faturës së telefonit

Jan 12 2010
0 Shpërndarje
Kurseni para duke ulur shpenzimet e faturës së telefonit

Po ashtu kemi edhe dy telefona fiks: një për familjen në shtëpi dhe një për zyrën time, që po ashtu gjendet në shtëpi. Ashtu si çdokush tjetër, këtyre ditëve edhe unë kam nevojë të kursej para me çdo mënyrë që mundem. Hulumtova se si të t’i zvogëloj shpenzimet e telefonit. Ja se si ia arrita. Ndoshta edhe ju mund ta bëni të njëjtën gjë. 

Përqendrohuni te telefonat celularë
Telefonat celularë janë shpenzimet më të mëdha në familjen tonë. Faturat tona arrijnë shifrën 160 dollarë në muaj. Por para se të reduktoni shpenzimet e telefonit celular, duhet të dini se çfarë po paguani. Filloni duke e parë faturën e fundit, por kjo nuk do të jetë e lehtë. Versioni ynë i zakonshëm i faturës përmban 34 faqe dhe për të duhet një përkthyes. Një formë më e lehtë për t’u lexuar është versioni i faqes në internet, në të cilin arrita të gjej më shumë informacione. Klikoni fushën My Bill, qëndroni në fushën Bill Summary dhe klikoni linkun Voice. Një pop-up do të shfaqet për të identifikuar minutat që çdo anëtar i familjes ka shpenzuar. Mund të kontrolloni edhe faturat e kaluara. Këto informacione më drejtuan drejt një zbulimi shumë të rëndësishëm: Familja jonë po harxhonte 500-600 minuta kohë bisedë në muaj, që është shumë më pak se sa 1400 që kishim shpenzuar më parë. Aty ishte edhe mënyra për të kursyer para. Por sa? Kjo nuk figuronte në faturë. Kjo na dërgon tek përkthyesi, të cilin e përmendëm edhe më parë. Për të fituar informata të hollësishme për shpenzimet, duhet të thirrni bartësin tuaj dhe mundoheni shumë duke punuar derisa të keni njohuri të mjaftueshme. Personi që unë e arrita (ishte shumë i kuptueshëm dhe e kuptoi nevojën time për të kursyer para) më tha se unë mund të kurseja 20 dollarë në muaj. Ajo më tha se mund të kurseja edhe 30 dollarë të tjera duke eliminuar SMS-të e pakufizuara. Zbritja e vetëm 20 dollarëve nga fatura prej 160 dollarësh mund të mos jetë shumë, por sidoqoftë ky është vetëm fillimi. Por mund të reduktoni edhe shpenzimet e celularit dhe shumat që ndryshojnë nga muaji në muaj. Ja disa mënyra. Përqendrohuni te minutat: Shumica e kompanive ju japin mënyra të ndryshme për të gjetur minutat që keni harxhuar gjatë një periudhe të faturimit. Për shembull, përdoruesit mund të shkruajnë #646 për një SMS pa pagesë. Ndalni shkarkimet e muzikës dhe aplikacioneve. Fëmijët mund të mësojnë të shkarkojnë muzikë dhe të luajnë lojëra në celular, por ama nuk e dinë se kjo mund të pasqyrohet në faturën e telefonit. Ndërsa dikush mund të hyjë në internet dhe aksidentalisht të shkaktojë ndonjë pagesë. Bëni pazar për norma më të mira: Krahasimi i planeve është gjë e lehtë, por zhvendosja e tërë familjes në një kompani tjetër është e kushtueshme. Nëse i keni shtuar anëtarë të tjerë të familjes planit, në kohë të ndryshme, secili mund ta ketë të ndryshme datën e skadimit të kontratës. Kjo do të thotë se kalimi në ndonjë kompani tjetër mund të ketë si pasojë tarifa të larta. Për familjen tonë prej katër anëtarësh, shifrat mund të arrijnë deri në qindra dollarë. Zgjidhja? Mos bëni ndryshime deri sa kontrata e çdonjërit të ketë skaduar.

Konsideroni një plan me parapagim: Nëse shpenzoni më pak se 200 minuta bisedë në ditë, një plan me parapagim mund të jetë një opsion më i mirë.
Kujdes kë e thërrisni: Numrat pa pagesë nuk janë falas kur ata thirren nga celulari, përveç fundjavës. Edhe thirrjet ndërkombëtare, madje edhe ato në Kanada janë jashtëzakonisht të shtrenjta. Por thirrjet drejt numrave të tjerë të së njëjtës kompani janë pakufizuara(në SHBA).
Sigurohuni që të gjithë t’i dinë rregullat: Shmangni bisedat e gjata para orës 21:00 gjatë ditëve të javës (apo kurdo gjatë kohës së tarifave të shtrenjta të kompanisë së telefonit). Edhe SMS-të mbajini gjithashtu në minimum.

A duhet telefoni fiks?
Ja një pyetje e vështirë: Nëse keni celular, a ju duhet me të vërtetë telefoni fiks? Shumë njerëz nuk lodhen më me ta. Ndërsa familja ime vazhdon akoma t’i ketë dy linja të telefonisë fikse. Ne e mbajmë telefonin fiks në shtëpi dhe gruaja ime nuk do që ta heqim sepse ngurron t’u thotë miqve të mësojnë një numër të ri. Ndërkohë mua më duhet telefoni fiks për zyrën në shtëpi, në mënyrë që mund ta ndaj jetën private nga puna.

Unë ua jap numrin e zyrës të gjithë njerëzve që nuk dua të më marrin në numrin e shtëpisë. Pa marrë parasysh se çfarë mendojnë disa njerëz, nuk ju duhet një telefon fiks vetëm për të thirrur 911. Edhe telefonat celularë punojnë po aq mirë me numrat emergjentë. Dhe nëse ndalet energjia, ata janë aktualisht më të mirë se shumica e telefonave fiks, të cilëve u duhet ushqyesi AC. Është e vërtetë se telefoni fiks ju mundëson thirrje të pakufizuara hyrëse, biseda në numrat pa pagesë dhe çmime më të ulëta për minutë në shumë situata. Një tjetër gjë për t’u konsideruar është edhe interneti DSL që vjen nga lidhja e telefonit fiks. Nëse ky është burimi i qasjes suaj në internet, atëherë ju duhet ta ndërroni atë në shërbimin kabllor apo të ashtuquajturën naked DSL account, që nuk përfshin shërbimet analoge të telefonit. Alternativat e tjera mund të jenë më të kushtueshme. Kompania AT&T do të më ngarkonte edhe me pagesën e dhjetë dollarëve shtesë në muaj për pakon DSL që kemi tani, nëse shtëpia jonë nuk do ta hiqte shërbimin e telefonisë fikse. Kështu, nëse pretendoni ta mbani telefonin fiks, si do t’i ulni shpenzimet? Hulumtoni faturën, atë lokale dhe thirrje ndërkombëtare, për pagesa ekstra. Nëse nuk e dini vlerën e saktë të pagesës, mos hezitoni të thërrisni kompaninë dhe të pyesni. Unë gjeta disa gjëra në faturë, që kohë më parë dukeshin si ide të mira, por tani nuk duken më të tilla. Në faturat tona lokale, kemi paguar 7 dollarë në muaj për diçka të quajtur WirePro, që është një sigurim për të rregulluar problemet me instalimet elektrike në shtëpi. Në faturën për thirrje të largëta, paguanim nëntë dollarë në muaj për të zvogëluar tarifat për minutë të thirrjeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Por me gjithë tarifat e larta, ne asnjëherë nuk arrinim të shpenzonim nëntë dollarë në thirrjet ndërkombëtare. Kështu shpenzimet u ulën në 116 dollarë në muaj.

Drejt e në VoIP
Fatmirësisht kemi edhe një opsion për thirrjet ndërkombëtare: Voice over Internet Protocol (VoIP). Është mjaft i lirë dhe me minuta të pakufizuara. Më parë VoIP ishte shumë i vëshirë dhe e pakëndshëm për t’u dëgjuar, por tani e ka përmirësuar kualitetin dhe është një alternativë e shkëlqyer e telefonisë fikse apo shtesë dhe plotësim i mirë për telefonat celularë. Ndërkohë që nuk e keni të kufizuar të flisni me numrat e tjerë të përdoruesve të VoIP.

Audioja është përmirësuar, por akoma tingëllon më keq se telefoni fiks. Ndërsa ju duhet të keni patjetër një kompjuter për të bërë dhe marrë thirrje, ose duhet të përdorni një harduer special. Pavarësisht nga këto të meta të ndryshme, VoIP duket si një alternativë e mirë për telefonin fiks të zyrës sime. Unë trondita nga dy shërbime shumë të ndryshme. Sigurisht që mendoni për Skype si shërbim pa pagesë për komunikim me përdoruesit e tjerë brenda tij, ndoshta edhe me video. Të gjitha këto mundësohen nga shërbimi pa pagesë, por për një çmim të caktuar, Skype do t’ju lidhë me telefonat e mbarë botës dhe do t’ju dhurojë një numër, në mënyrë që të tjerët të mund t’ju thërrasin. Nëse nuk e përdorni shumë për thirrje ndërkombëtare, për një shumë prej 3 dollarësh në muaj apo 30 në vit, Skype ju dhuron juve thirrje të pakufizuara brenda Amerikës dhe Kanadasë. Mirë, është vetëm një lloj, nuk është plotësisht i pakufizuar. Merrni 10 mijë minuta në muaj, që mund të jetë problem nëse ju flisni më shumë se gjashtë orë në ditë. Por nuk është vetëm 30 dollarë në vit, nëse dëshironi ta përdorni Skype si zëvendësim të telefonit fiks. Mbajtja financiarisht e një numri të vërtetë do t’ju kushtojë edhe 30 dollarë të tjerë dhe 20 dollarë për voicemail. Megjithatë, kjo kushton më pak se pagesa mesatare mujore prej shtatë dollarësh.

Kufizimet e Skype
Fatkeqësisht ka edhe çështje më të mëdha. Skype nuk ofron mbështetje për thirrje emergjencës në numrin 911(policia), ndërsa ky nuk do të ishte një problem po të kishit telefon celular. Veç kësaj, nuk mund ta fusni një telefon të zakonshëm në Skype. Për ta tejkaluar këtë problem, mund të instaloni në kompjuter softuerin pa pagesë dhe të vendosni një mikrofon. Sigurisht se do të duhet ta mbani të aktivizuar gjatë gjithë kohës kompjuterin për të marrë thirrje. Një alternativë tjetër është të blini një telefon të veçantë që lidhet në kompjuter tuaj apo drejtpërdrejt në internet. Skype

Provova lloje të ndryshme të kufjeve me USB Logitech, njëri lloj, me tel, e tjetri wireless. Punuan të dyja. Provova edhe telefonin Wi-Fi nga Bellkin, i cili shitet në faqen e Skype për 130 dollarë. Më pëlqeu me gjithë gjërat e çuditshme (bën zhurmë të çuditshme kur gjen dhe humb sinjalin), por nuk punon me hot-spots që kërkojnë autentifikim, si në Starbucks coffeehouses. Gjithashtu, mbështetja teknike e Skype nuk ekziston. Nuk merrni ndonjë telefon apo mbështetje çat, ndërsa edhe shërbimi duket se nuk u përgjigjet shpejt mesazheve e-mail, e mund edhe të mos përgjigjet fare. Problemi më i madh për njerëzit që dëshirojnë ta përdorin Skype si zëvendësim të telefonit fiks është edhe përzgjedhja e numrave të telefonit. Nuk mund ta transferoni numrin ekzistues dhe nuk mund të merrni një numër tjetër në fushën e kodeve. Por vazhdoni të bëni përpjekje; në tentimin tim të dytë, shërbimi raportoi se megjithatë kishte disa numra të mundshëm në fushën e kodeve. Phone Power një tjetër prodhues i VoIP ofron më shumë eksperienca të telefonisë fikse se sa Skype. Mund ta përdorni telefonin e zakonshëm dhe ta transferoni numrin ekzistues të telefonit në sistemin Phone Power. Por ky shërbim nuk është as afër Skype, për sa i përket çmimit, gjë që mua më duket një problem. Pasi të regjistroheni, Phone Power ju dërgon një vegël për të zgjedhur mes modemit dhe ruterit.

Më pas futeni telefonin në vegël dhe përdoreni telefoni ashtu siç do ta bënit zakonisht. Përfshin edhe voicemail (që mund ta ridrejtoni në e-mail) dhe 911. Plani më i mirë (3000 minuta dalëse dhe thirrje të pakufizuara hyrëse) është 23 dollarë në muaj, pas zbritjes në tre muajt e parë, që është më shtrenjtë se Skype, por më lirë se një telefon me voicemail dhe tarifa të larta për thirrjet ndërkombëtare.

Telashet me Setup
Gjatë kryerjes së instalimit të Phone Power, do të isha dorëzuar sikur të mos i drejtohesha stafit të shkëlqyer mbështetës të kompanisë. Fola me disa përfaqësues pas problemeve për të marrë sinjalin e telefonit dhe lidhjes së internetit. Të gjithë kishin njohuri shumë të mira, ishin të durueshëm, të sjellshëm dhe ishin me të vërtetë të shqetësuar për të më ndihmuar të rregulloja këto probleme. Megjithatë, pavarësisht problemit me numrin e telefonit dhe mungesën e mbështetjes, do të vendos të përdor Skype në zyrë. Jo vetëm se është më i lirë, pasja e një telefoni të zyrës që mund të udhëtojë së bashku me kompjuterin tim, i përgjigjet shprehive të mija të punës. Pas gjithë këtyre ndryshimeve, kam arritur t’i zvogëloj shpenzimet e faturave të telefonit. Ndarja përgjysmë e minutave të bisedës me celularin kursen 20 dollarë në muaj; ulja e pagesave shtesë për telefoni fiks më kursen edhe 16 dollarë të tjerë; kalimi në Skype do të më kursejë diku 33 dolarë dhe kjo është rreth 70 dollarë në muaj, apo 800 dollarë në vit. Ky nuk është një rezultat i keq kur po mundoni të kurseni në këtë gjendje të rëndë ekonomike.

Lajmet e fundit>