Lajmet

Kusari – Lila i ofron mbështetje drejtorit të ri të PTK-së

Mar 12 2012
0 Shpërndarje
Kusari – Lila i ofron mbështetje drejtorit të ri të PTK-së

Drejtori i ri i PTK-së Ejup Qerimi tha se ka marrë detyrën e kryeshefit ekzekutiv në PTK-ë për ta zhvilluar kompaninë. “E kam marrë këtë post me përgjegjësi të plotë dhe jam i sigurt se për sa i takon funksionimit të postës brenda do të mundohem të punoj në shtyrjen përpara të proceseve”, tha ai, duke kërkuar ndihmë nga ministrja që prezantimi i PTK-së të bëhet në mënyrë më të mirë të mundshme.

 Në anën tjetër ministrja Mimoza Kusari – Lila, i ofroj përkrahje në shtyrjen e proceseve përpara të privatizimit të PTK-së. Ajo tha se janë në kërkim të projekteve të mëdha në mënyrë që t’u japim garanci dhe t’u tregojmë investitorëve që në Kosovë mund të bëhet biznes. “Shpresoj që të njëjtën ta shoh edhe nga PTK-ja në mënyrë që ne si qeveri ta kemi më të lehtë promovimin e mundësive tjera investive në Kosovë” theksoi ajo.

Në takim u diskutua edhe për sfidat e risistemimit të postës pas privatizimit. Ministrja Kusari – Lila e cilësoj PTK-në si një nga sektorët më të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Ndërsa Qerimi tha se përkundër faktit që posta do të privatizohet personat që do të punojnë do të jenë shqiptarë dhe kjo nënkupton që nuk do të ketë ulje të punësimit e cila do të ndikonte negativisht për ekonominë tonë. /Telegrafi

Lajmet e fundit>