Lajmet

Kusari-Lila viziton stendën e Kosovës në CeBiT 2012

Mar 11 2012
0 Shpërndarje
Kusari-Lila viziton stendën e Kosovës në CeBiT 2012

Gjatë të enjtes, Mimoza Kusari Lila, këshilltari i saj, Bernard Nikaj dhe Valdrin Lluka, i cili është drejtor i Agjencionit për Promovim të Investimeve të Kosovës – IPAK kanë vizituar stendën e Kosovës në Hanover të Gjermanisë në CeBiT 2012.

Gjatë takimit me përfaqësuesit e ndërmarrjeve pjesëmarrëse si Astrit Hysenin nga ndërmarrja RROTA, Hysen Sadikun nga ndërmarrja DataPrognet, Erdet Nasufin nga ndërmarrja Logistics Plus, Mentor Sahitin nga ndërmarrja Adaptivit, Arian Mullarama nga ndërmarrja Frakton si dhe me Vjollca Çavollin, e cila është drejtoreshë ekzekutive e STIKK-ut, zonja Kusari Lila i dëgjoi diskutimet mbi sfidat dhe problemet e sektorit të TIK-ut në Kosovë, si dhe iu transmetua ideja e paraqitjes së Kosovës si një cak kryesor për “outsourcing” (shqip: jashtëkontraktim).

Në fund të vizitës, Kusari Lila së bashku me zotëriun Lluka shprehën gatishmërinë e tyre personale si dhe të institucioneve të Kosovës për mbështetjen e nismave private në zhvillimin e biznesit dhe bashkëpunimeve potenciale me shtetet gjermanofolëse./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>