Harduer

Kush do ta blejë një ultrabook me Ubuntu?

Jul 21 2012
0 Shpërndarje
Kush do ta blejë një ultrabook me Ubuntu?

Dell ka njoftuar se është duke planifikuar që të sjell sistemin operativ Ubuntu në ultrabookët e vet.

Në vjeshtën e vitit 2012, XPS 13 nga Dell pritet të jetë në dispozicion me një instalim të Ubuntus drejtpërdrejt nga ndërmarrja. Por kush do ta blejë një të tillë?

Ubuntu është një sistem operativ mjaft i mirë, por në të cilin duhet të shpenzoni mjaft shumë kohë për t’i bërë gjërat funksionale dhe mbase mund edhe të mërziteni. Për dallim nga ky sistem, OS X ose llojet e shumta të Windows funksionojnë shumë mirë.

Ajo që mund të thuhet për këtë lëvizje nga kompania Dell është që, përgjithësisht, njerëzit që duan një ultrabook mbase nuk përputhen plotësisht në diagramin e Venit për informatikë me ata që e përdorin sistemin Ubuntu.

Por atëherë, ndoshta mund ta kemi gabim, por nëse ata që e duan një ultrabook dhe nuk duan ta përdorin sistemin Ubuntu, atëherë kush do ta blejë një XPS 13 të Dell? A do të donit ju që ta bleni këtë ultrabook? Na shkruani në komente për mendimet e juaja. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>