Kush është lidhja më e mirë për audio: HDMI apo dixhitale optike

Mar 18 2014
0 Shpërndarje
Kush është lidhja më e mirë për audio: HDMI apo dixhitale optike

HDMI_vs_OpticalKur vjen çështja te koha e lidhjes së bokseve të reja stereo, zgjedhjet më të mira që mund të bëni janë HDMI ose lidhje dixhitale optike. Më e thjeshta është zgjedhja e HDMI sipas mundësive, por edhe opsioni i dytë nuk është më pak tundues. Më poshtë është një krahasim i të dy llojeve të lidhjeve.

Të dy mundësitë kalojnë të dhënat audio nga njëra pajisje tek tjetra. Të dyja janë më të mira se një opsion i tretë (dhe i vjetër), lidhja analoge me kabujt e kuq dhe të bardhë. Të dy, edhe HDMI edhe lidhje optike, mund të kalojnë audio të kanaleve të ndryshme, si rasti i Dolby Digital. Edhe në çmim janë të dy kabujt të lirë. Ndryshimi më i madh është që HDMI mund të kalojë audio të një rezolucioni të lartë, përfshirë edhe formatet që gjenden në disqe BlueRay si Dolby TrueHD dhe DTS HS Master Audio. Këto formate nuk mund të transmetohen nëpërmjet fishave të lidhjes optike. Kur flitet për thjeshtësi, HDMI gjithashtu bën të mundur edhe kalimin e sinjalit video dhe është zgjedhja më e mirë nëse doni vetëm një kabëll të vetëm.

Por gjithsesi, një pjesë të mirë të rëndësisë para vendimit e ka lloji i pajisjes që do të përdoret. Në varësi të saj, ju mund të mos e keni nevojën për një lidhje HDMI. Mbase keni një marrës të vjetër që mund të mos e suportojë. Mbase gjithçka është tashmë e lidhur me televizorin dhe është vetëm nevoja për audio. Në këto raste, lidhja optike është një zgjedhje e mirë. Pavarësisht që nuk po përdorni HDMI në raste kur nuk ka portë optike, nuk ka problem të madh sepse cilësia e tingullit nuk ka asnjë ndryshim që veshi i njeriut mund ta kapë.

Një ndërlikim për lidhjet optike është rasti kur keni një pajisje për prodhim tingulli, si bokset stereo, që marrin nga sinjali audio dhe ju e keni të lidhur me një nga televizorët e shumtë që nuk mund të kalojnë sinjal për lidhje optike. Kjo mund të hapë një problem në lidhje me prodhimin e tingullit. Por pavarësisht pajisjes, gjithmonë ka një mënyrë ose disa mënyra e ndër to, ka një zgjedhje më të mirë. Edhe nëse keni përpara materiale audio Dolby Digital dhe formate të tjera të cilësisë së lartë, ndryshimi nuk është ai që mund të prisni. Ajo që vihet re është që në një sistem të mirë dhe me bokse të cilësisë së mirë, mund të vini re që formatet e rezolucionit të lartë duket sikur janë pak më të hapur, më të lartë e me më pak tingull të bezdisshëm. Por në shumicën e sistemeve të dëgjimit, bokset nuk prodhojnë asgjë që mund të duket si e pakëndshme nëpërmjet të dyja lidhjeve. Duket sikur edhe HDMI edhe lidhja optike punojnë njësoj.

Përfundimi lidhja HDMI është më e mirë. Lidhja optike ofron një cilësi pakëz më të lartë se HDMI, por aq pak sa nuk ia vlen barra qeranë, duke qenë se lidhja optike suporton vetëm sinjalin audio. Nga ana tjetër, HDMI ofron audio dhe video, në një kabëll të vetëm dhe me një shpejtësi e cilësi vërtet të mirë e të krahasueshme me sinjalin optik. Formatet audio të BlueRay janë me rezolucion shumë të lartë dhe vetëm HDMI i mbështet ato formate. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>