Analiza

Kush është operatori më i madh i telefonisë celulare në botë dhe fakte të tjera interesante

Feb 2 2013
0 Shpërndarje
Kush është operatori më i madh i telefonisë celulare në botë dhe fakte të tjera interesante

chinamobile Me siguri ju ndonjëherë keni pyetur veten se kush është operatori më i madh i telefonisë celulare në botë? Besojmë se shumica nga ju e keni gjetur me të parën por gjithashtu një pjesë e madhe do të gabonte në përgjigjen e kësaj pyetje.

Ajo që është interesante në botën mobile është se operatorët më të njohur nuk janë më të mëdhenjtë, e këtu nuk bëjnë pjesë as AT&T Mobility, e as Verizon Wireless.

Kush ka numrin më të madh të abonentëve?

Operatori më i madh i telefonisë celulare në botë na vjen nga Kina dhe quhet China Mobile!

China Mobile ofron shërbime përdoruesve të tij të cilën numërojnë 703.5 milion (të dhëna nga nëntori 2012) që është dyfish më shumë se e tërë popullësia e ShBA-ve. Impresive, apo jo? Gjithashtu është interesante se China Mobile zë mbi 50% të tregut mobil në tërë Kinën.

Pronari i shumicës së China Mobile është vet shteti, pjesa e saj është 75%, derisa 25% tjera e përbëjnë investitorët privat dhe aksionarët. China Mobile është themeluar në fillim të shekullit 21, ndërsa operatori i tretë në Kinë është China Telecom, kompani kjo e cila është gjithashtu në pronësi të shtetit.china-mobile

Nëse China Mobile dhe China Telecom janë i pari dhe i treti kush është në vendin e dytë në Kinë? Përgjigjja është China Unicom e cila gjithashtu është në pronësi të shtetit.

Sërish pretendent për PTK-në

Nga operatorët amerikan është Verizon Wireless, kompani e cila gjendet në vendin e 19 me 108 milion përdorues, ndërsa AT&T Mobility është në vendin e 21 me 107 milion përdorues. Operatorët Sprint dhe T-Mobile USA nuk janë as në mes të top 30.

Kompania Albtelecom mbush 100 vjet qe nga koha e themelimit

Të përmendim edhe disa gjëra interesante në lidhje me teknologjinë mobile.

Më shumë se 1,000 pajisje mobile aktivizohen çdo minutë

Argjendari britanez Stuart Hughes pohon se ka ndërtuar aparatin celular më të shtrenjtë në botë të quajtur iPhone 4 “Diamond Rose” me çmim rreth 8 milion dollarë

72% e popullatës së ShBA-së përdorin aparate celulare

50% e përdoruesve në Indi të cilët posedojnë aparate celulare e kanë humbur pajisjen apo u është vjedhur

Në Australi egzistojnë 14 miliardë aparatë celularë të pashfrytëzuar

Popullata kineze dërgon 2.7 miliardë SMS për çdo ditë

Nokia 1100 është shitur në më shumë se 250 milion copë

Deri në vitin 2015 do të kemi më shumë përdorues mobil sesa fiks

61% të përdoruesve kërkojnë lojëra, ndërsa 55% të tyre kërkojnë për parashikim e kohës

Rreth 90 milion përdorues i përdorin aparatet për tu futur në Twitter

– Në Amerikë 21% e adoleshentëve përdorin pajisjen mobile për “sexting

Për më shumë mund ta shikoni infografikën më poshtë. (PCWorld Albanian)

Mobile operators

Lajmet e fundit>