Blog

Kush është telefoni i “pa sigurtë” i Donald Trump?

Jan 27 2017
0 Shpërndarje
Të Enjten New York Times raportoi se Donald Trump akoma vijon të përdorë Twitter-in e tij në Shtëpinë e Bardhë me një telefon të pasigurtë Android. Kush është telefoni i “pa sigurtë” i Donald Trump?

Ky lajm bie në kundërshti me raportet e mëhershme se presidenti kishte dorëzuar telefonin e tij personal tek shërbimet sekrete në favor të një telefoni të sigurtë dhe të enkriptuar.

Por çfarë telefoni përdor Trump? Disa foto të publikuara përgjatë viteve 2015-2016 ku Trump gjendet me telefonin e tij në duar, na bëjnë të mendojmë se ai përdor një Samsung Galaxy.

Për më tepër telefonin ai e mban në një këllëf i cili na e vështirëson akoma më tej identifikimin e tij. Në një imazh të publikuar nga New York Times në 2015, ne mund të shohim pjesën e pasme të telefonit.

Dy prej karakteristikave janë një kamër qëndrore me një gungë dhe një dritë LED majtas. Telefoni i cili i plotëson këto kritere është Galaxy S3 e debutuar në 2012-ën. Në këtë konkluzion kemi arritur duke parë edhe skajet më të harkuara sesa telefonët e ditëve të sotme.

Ca mund të thonë po sikur të jetë Galaxy S4? Kjo është e pamundur sepse drita LED tek S4 gjendet poshtë kamerës. Dhe porta e kufjeve 3.5 mm e lokalizuar në të djathtë të portës USB hedh poshtë mundësinë që të jetë një S6 apo S7.

Detaje të reja vinë nga një foto e fundit e Trump e cila daton në Shkurt të 2016. Në këtë rast shfaqet Trump duke përdorur një telefon Samsung i cili duket të jetë po i njëjti të cilën mund ta kuptojmë nga butoni qëndror.

Në fund të fundit, telefoni që Trump përdor me shumë gjasa është një Galaxy S3 e prezantuar në 2012-ën, i përditësuar së fundi në 2015 me Android 4.3 Jelly Bean. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>