Analiza

Kush janë 200 milion përdoruesit e LinkedIn (Infografik)

Feb 9 2013
0 Shpërndarje
Kush janë 200 milion përdoruesit e LinkedIn (Infografik)

LinkedInPara një muaji LinkedIn arriti shifrën e 200 milion përdoruesve, një moment i ri për këtë rrjet social biznesi i cili po bëhet faktor gjithnjë e më i rëndësishëm.

Nëse kërkoni punë apo kontakte biznesi, LinkedIn është vendi i duhur për këtë dhe pavarësisht faktit se njerëzit ende nuk po e përdorin si duhet, ky rrjet social dita ditës po bëhet faktor i rëndësishëm për çdo njeri që merret me biznes.

Por, kush janë në fakt këta 200 milion përdorues? Ku jetojnë? Ajo çfarë tregon infografika e LinkedIn-it është që më së shumti përdorues të këtij rrjeti social jetojnë në ShBA, ndërsa në vend të dytë është India me madje 18 milion përdorues, të ndjekur nga Britania e madhe dhe Brazili me nga 11 milion përdorues secili.

Më shumë të dhëna rreth përdoruesve të LinkedIn mund të shihni në infografikën që paraqesim më poshtë. (PCWorld Albanian)

LinkedIn info

Lajmet e fundit>