Analiza

Cilat janë pritshmëritë për eventin e Windows 10 që mbahet ditën e mërkure

Jan 20 2015
0 Shpërndarje
Cilat janë pritshmëritë për eventin e Windows 10 që mbahet ditën e mërkure

screenshot-7Eventi i ditës së Mërkure i Microsoft për Windows 10, teorikisht duhet të na krijojë të gjithë një mundësi për të parë çfarë ka planifikuar kompania për të sistemin operativ të ardhshëm. Ndërkohë që nuk presim që Windows 10 të nxirret në shitje deri nga fundi i vitit, eventi do të na krijojë një ide të qartë sesi planet e Microsoft do të përshtaten me harduerët që ne po përdorim.

Por lë të shikojmë faktet: Pavarësisht se një pjesë e madhe e kompjuterëve po shiten së bashku me Windows 8, shumë prej nesh akoma nuk kanë hequr dorë nga Windows 7. Suksesi i Windows 10 do të varet nga ato gjëra të cilat përdoruesit nuk i kanë pëlqyer në Windows 8. Në këtë artikull kemi shkruar disa nga pritshmëritë tona për eventin e 21 janarit.

Një datë zyrtare të nxjerrjes në shitje dhe një çmim

Windows 10 pritet që të nxirret në shitje nga vjeshta e këtij viti. Por çmimi është edhe më i rëndësishëm duke pasur parasysh se Apple ofroi OS X Yosemite falas për të gjithë ata që zotëronin një kompjuter Mac.

Dyshojmë që Microsoft të bëjë të njëjtën gjë. Apple është në gjendje që të përballojë diçka të tillë sa të ofrojë sistemin operativ falas, sepse juve u duhet një kompjuter Mac për të vënë duart mbi OS X Yosemite. Ndërsa përdoruesit e Windows janë të lirë ndërtojnë kompjuterët e tyre. Por një çmim kompetitiv do të thotë shpresë për të gjithë ata që u “dogjën” duke blerë Windows 8.

Detajimi dhe Ilustrimi i veçorisë “Continuum” në Windows 10

Veçoria “Continuum” është ajo që na intereson më së shumti në Windows 10 sepse ofron qasje njëkohësisht në një kompjuter, tablet dhe një telefon. Me anë të “Continumm”, sistemi operativ në mënyrë inteligjente do të kalojë nga modaliteti i kompjuterit tradicional në atë të një tablet varur nga lloji i pajisjes në përdorim. Kjo do të rezultojë në një eksperiencë totalisht e re në Surface Pro 3 nëse vendosni tastierën karakteristike të hibridit tablet – laptop. Kjo do të thotë se gjatë kohë që mungon tastiera, sistemi operativ do të sillet si një në tablet ndërsa kur vendosni tastierën në funksion sistemi do të sillet sikur të ishte në një kompjuter.

Data e publikimit të versionit paraprak të Windows 10 për konsumatorët

Versioni paraprak i Windows 10 për konsumatorët duhet të tregohet i aftë të bindë përdoruesit se versioni final Windows do ja vlejë për kohën dhe paratë e shpenzuara për të. Esencialisht ky version paraprak do të jetë një fazë Beta. Duhet të ketë më pak gabime se Vëzhgimi Teknik Windows i cili ishte i disponueshëm që nga vjeshta e vitit që lamë pas.

Një paraqitje e shfletuesit “Spartan”

Internet Explorer për një kohë të gjatë ka qenë shfletuesi ynë i preferuar për të shkarkuar një tjetër shfletues. Microsoft mesa duket po mundohet ta ndryshojë këtë imazh krijuar për shfletuesin me një të ri i quajtur “Spartan” i cili do të shoqërohet edhe nga asistenti dixhital Cortana. Shfletuesi mendohet të mbështesë shtojcat ngjashëm me Google Chrome dhe Firefox si dhe do të jetë më fleksibël.

Një paraqitje e Windows Phone 10

Windows 10 supozohet të funksionojë në çdo harduer që nga desktopët gjer tek tabletët, përfshi këtu edhe smartfonët. Aplikacionet supozohet të tejkalojnë këto barriera ndarjeje gjithashtu. Por akoma nuk kemi parë asgjë lidhur me Windows 10 në pajisjet mobile.

Aplikacionet Windows të cilat funksionojnë njëkohësisht në një kompjuter, tablet dhe smartfon duhet të lënë pas konfuzionin e madh me dyqanet e aplikacioneve për çdo ekosistem. Ky është një problem që e kanë edhe përdoruesit e iPhone, iPad dhe Mac. Këto janë aplikacionet Universale të cilët tashmë janë të disponueshëm.

Nëse Windows 10 është dizenjuar me këtë filozofi Multi platformash, kjo do të rezultojë në një fitore të madhe për ata që bezdisen të kërkojnë versione të shumëfishta të aplikacioneve të preferuara në pajisje të ndryshme. Windows Phone nuk është duke pasur atë adoptim shkëlqyes që presim nga një platformë smartfoni, por ofrimi i eksperiencave të unifikuara të kompjuterëve dhe produkteve mobile mund të jetë pikërisht ajo çfarë i ka munguar platformës Windows Phone. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>