Analiza

Kush janë udhëheqësit në teknologjitë autonome për makinat?

Aug 30 2017
0 Shpërndarje
Disa prej këtyre kompanive kanë filluar testime por njerëzit jashtë industrisë e kanë të vështirë të kuptojnë se kush gjendet një hap para. Kush janë udhëheqësit në teknologjitë autonome për makinat?

Sot ekspertët dhe industria e automobilave kanë arritur në përfundimin e përbashkët se e ardhmja do të jetë e makinave me sistem vetëdrejtimi.

Shumë kompani, këtu përfshihen edhe prodhuesit tradicionale të makinave dhe pjesëve të këmbimit si dhe kompanitë teknologjike, kanë nisur një garë të etshme për zhvillimin e teknologjive autonome e cila do ti japë pavarësinë makinave nga njeriu.

Disa prej këtyre kompanive kanë filluar testime por njerëzit jashtë industrisë e kanë të vështirë të kuptojnë se kush gjendet një hap para.

Një indikator i cili do të tregonte se kush udhëheq është numri i patentave për këtë teknologji. Instituti Ekonomik i Cologne në Gjermani bëri një kërkim dhe analizoi 5,839 patenta që kishin të bënin me sistemet autonome për makinat.

Siç edhe grafiku i paraqitur ilustron, industria gjermane kërkon medoemos të mbajë lidershipin edhe në këtë hapësirë të re. 6 nga 10 patentuesit kryesorë janë kompanisë gjerman si Bosch, Audi, BMW, Volkswagen, Continental dhe Daimler.

Nga ana tjetër Google zotëron vetëm 338 patenta duke u renditur i fundit në klasifikim. /PCWorld Abanian

Lajmet e fundit>