Analiza

Kush po dominon garën e realitetit virtual?

Sep 7 2017
0 Shpërndarje
Sipas IDC-së, shitjet globale u rritën me 25.5% krahasuar me një vit më parë duke arritur në 2.1 milion njësi. Kush po dominon garën e realitetit virtual?

Pas një 2016 të bujshme me realitetin virtual, 2017 ka qenë në tërësi e heshtur nëse flasim për pajisje të reja.

Tregu ende dominohet nga lojtarët e mëdhenj si Samsung me Gear VR, Sony me play Station VR dhe Facebook me Oculus Rift të cilët së bashku zënë 60% të shitjeve të pajisjeve VR dhe AR në tre mujorin e parë të 2017-ës.

Sipas IDC-së, shitjet globale u rritën me 25.5% krahasuar me një vit më parë duke arritur në 2.1 milion njësi.

Pavarësisht interesit në rritje – Apple dhe Google ju bashkuan festës me mjetet e zhvillimit të përmbajtjeve për realitetin e shtuar – realiteti virtual ende zë 98% të shitjeve të produkteve AR dhe VR.

Ndërsa duhet ende kohë përpara se të shohim një pajisje të realitetit të shtuar, telefonët tanë pritet të jenë ata që do të udhëheqin në këtë front të ri. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>