Lajmet

Kushdo që ka Samsung, tani edhe me përkrahje shtesë

May 17 2012
0 Shpërndarje
Kushdo që ka Samsung, tani edhe me përkrahje shtesë

Nëse keni menduar se Samsung nuk kujdeset sa duhet për përdoruesit e vet atëherë jeni gabuar, sepse sapo ka lansuar Android aplikacionin për përkrahje të shfrytëzuesit që posedojnë pajisje të Samsung.Aplikacioni Samsung Cares, i cili tashmë gjendet në dyqanin virtual të aplikacioneve për telefona mobil Google Play, kombinon të gjitha informacionet relevante në lidhje me prodhimet e Samsung.

Në dispozicion janë video materiale, tutoriale për zgjidhjen e problemeve, pyetje të bëra shpesh etj. Një gjë tjetër interesante është se ky aplikacion mundëson bisedë direkte me agjentët e Samsung përmes telefonit (ky opsion funksionon për momentin vetëm në ShBA).

Aplikacioni mund të instalohet në të gjitha pajisjet që punojnë me sistemin operativ Android 2.1 e më tutje. (PCWorld Albanian)

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>