Biznes

Kushtrim Xhakli një prej folësve kryesorë në SHIFT

Apr 18 2010
0 Shpërndarje
Kushtrim Xhakli një prej folësve kryesorë në SHIFT

SHIFT është një konferencë ndërkombëtare dhe ngjarje unike e cila bën bashkë udhëheqësit dhe pjesëmarrësit nga secila sferë e jetës, për të diskutuar dhe ndarë idetë sociale dhe njerëzore për teknologjinë.

SHIFT është konferencë për teknologjinë dhe implikimet e saj në shoqërinë e ditëve të sotme. Ajo është një konferencë që organizohet nga njerëzit dhe e tëra për ta.

SHIFT është e një rëndësie të veçantë sepse mbledh “kokat” më të ndritura të botës të cilat marrin pjesë për të diskutuar mundësitë, teknologjitë dhe trendet e të ardhmes.

Qëllimi kryesor i konferencës është të krijojë një hapësirë joformale për të marrë pjesë në bisedat për teknologjinë dhe mënyrat se si ajo mund të përdoret për rezultate të mira.

SHIFT është një konferencë e njohur mirë në Evropë e cila ka filluar në vitin 2006, derisa këtë vit shefi ekzekutiv (CEO) i kompanisë Fast Europe Ventures dhe ndërmarrësi i internetit Kushtrim Xhakli ka qenë njëri prej folësve kryesorë në këtë ngjarje.

Kushtrim Xhakli është ligjërues i rregullt ne konferenca të industrisë se internetit, telekomunikimit, biznes start-up shkollave dhe vendet tjera ku audienca interesante e njerëzve mblidhet. Përvoja e tij me tregjet ne rritje do të jetë tema kryesore që do të diskutohet me të në konferencë. Kompania të cilën Xhakli udhëheq specializon në interaksionin dhe pagesat me celularë dhe Bar Code 2D.

Ligjërata e ndërmarrësit kosovar është titulluar “Ndeshja me ‘Dinastinë Zhou’ në tregjet në zhvillim”. Kjo ligjëratë është një tregim se si një ndërmarrës ka thyer modelin paradigmë të arsimimit dhe sipërmarrja e tij ka sjellë reforma duke u ndeshur me institucionet e shkallës së gjerë të cilat janë themeluar për të krijuar monopole dhe përfitime të fshehta. Ligjërata ka pasqyruar edhe gjendjen e tanishme të tregjeve në zhvillim, pengesat me të cilat ato përballen, potencialet etj.

Lajmet e fundit>