Biznes

Kushtrim Xhakli, në mesin e folësve në Baltic Economic Forum

Sep 21 2010
0 Shpërndarje
Kushtrim Xhakli, në mesin e folësve në Baltic Economic Forum

Në kuadër të edicionit të 11-të me radhë të Baltic Economic Forum, që do të mbahet në Letoni, pritet të bëhen diskutime të shumta rreth tejkalimit të krizës ekonomike botërore, potencialit dhe sfidave për ngritjen e konkurrencës së rajonit me strategjitë e BE-së, forcimin e edukimit, aktivitetet e bizneseve dhe hulumtimet, sigurimin e rritjes ekonomike në rajon, etj.

Në mesin e folësve do të jetë edhe Kushtrim Xhakli, ligjërues i rregullt në konferenca të internetit, telekomunikimit, biznesit, etj si dhe ish drejtor i IPKO Institute dhe tani kryeshef ekzekutiv i kompanisë Fast Europe Ventures që është e specializuar në bashkëveprim me pagesat me celularë dhe me 2D Bar Code. Ai është i renditur në ueb faqe të balticeconomicforum.com si projekt menaxher i Baltic E-Banking Report 2010.

Lajmet e fundit>