Lajmet

Ky aplikacion lexon në Wikipedia për t’ju mësuar informacione rreth qyteteve ku po lëvizni

Jul 10 2018
0 Shpërndarje
Për kuriozët, programi gjithashtu lejon përdoruesit të klikojnë për të gjetur gjëra të tjera interesante nga zona aty pranë. Ky aplikacion lexon në Wikipedia për t’ju mësuar informacione rreth qyteteve ku po lëvizni

Nëse je një person i fiksuar pas Wikipedia që pëlqen të mesojë gjëra të panjohura lokale, tani ka një aplikacion që do të lexojë për ju. Zhvilluar nga Malte Ubl, udhëheqësi i teknologjisë për projektin AMP të Google, aplikacioni zbulon gjeolokacionin e përdoruesit dhe përputhet me artikujt përkatës të Wikipedia.

Aplikacioni pastaj lexon artikujt me zë të lartë, një lloj  pasagjeri i zgjuar, i cili ndodh të dijë gjithçka rreth historisë së qytetit ku po lëvizni (ose ecni). Për kuriozët, programi gjithashtu lejon përdoruesit të klikojnë  për të gjetur gjëra të tjera interesante nga zona aty pranë.

Është vendosur për të punuar në Google Chrome, Firefox dhe shfletues të tjerë që mbështesin GPS dhe sintezën e të folurit.

Aplikacioni u ndërtua duke përdorur Glitch, një faqe interneti e nisur nga Anil Dash vitin e kaluar që lejon koduesit të bëjnë aplikacione ueb me madhësi të vogël.

Megjithatë, sistemi nuk është i përsosur – sipas komenteve të postimeve në Twitter, disa njerëzve në Vienë, Virxhinia iu lexuan artikuj rreth Vienës, Austri – dhe njerëzit në Kembrixh, New York dëgjuan për Kembrixh në Mbretërinë e Bashkuar, këto janë artikujt e parë që shfaqen kur dikush i sheh emrat e qytetit në këtë faqe interneti.

Siç Ubl ka përmendur në postimin në Twitter, ai është i hapur për ndryshime që ndihmojnë për të rregulluar këto (dhe çdo gjë tjetër) çështje. /PCWorld Albanian

Tags >

RoadTrip
Lajmet e fundit>