Lajmet

Ky aplikacion simulon aparatet e vjetra fotografike

Dec 10 2017
0 Shpërndarje
Ai është i disponueshëm prej muajsh dhe qëllimi i i tij është simulimi i aparateve të vjetra me filmat Kodak. Ky aplikacion simulon aparatet e vjetra fotografike

Falë telefonëve inteligjentë kurrë më parë realizimi i fotove nuk ka qenë një proces kaq i lehtë.

Të gjithë mund të marrin telefonin duar dhe të realizojnë foton sa të duan. Për më tepër mund të shohin në kohë reale sesi duket fotoja dhe nëse nuk keni dal mirë mund ta fshini menjëherë.

Megjithatë një aplikacion i cili funksionon si kamerat e vjetra me film, po rritet dita ditës në popullaritet.

Aplikacioni kërkon të paktën tre ditë për të realizuar një foto. Ai quhet Gudak Cam dhe është popullor në Korenë e jugut dhe Japoni.

Ai është i disponueshëm prej muajsh dhe qëllimi i i tij është simulimi i aparateve të vjetra me filmat Kodak.

Fillimisht duhet të mbushni filmin prej 24 fotosh dhe kur ta keni mbaruar procesi merr tre ditë për tu përfunduar dhe në fund mund të shikoni fotot.

Me Gudak Cam gjithashtu duhet të prisni ca orë përpara se të shtoni një film të ri në kamerën tuaj. Edhe pse mund tu duket çmenduri, Gudak Cam i detyron përdoruesit të mendohen disa herë përpara se të shkripin një foto.

Aplikacioni ka 1.3 milion përdorues. /PCWorld Albanian

Shkarkoni Gudak Cam për iPhone

Lajmet e fundit>