Lajmet

Ky është aplikacioni me të cilin do të menaxhoni Apple Watch

Jan 14 2015
0 Shpërndarje
Ky është aplikacioni me të cilin do të menaxhoni Apple Watch

DSC_8064-2040.0.0Në mënyrë të ngjashme me aplikacionin Health, 9to5Mac ka postuar paraqitje të aplikacionit shoqërues me të cilin përdoruesit e një iPhone do mund të menaxhojnë dhe kontrollojnë orën e tyre inteligjente. Ky aplikacion për iPhone do të luajë një rol në ndërveprimin me Apple Watch.

Me anë të tij ju mund të shtoni kontakte, të kontrolloni opsionet e fitnesit të orës madje do të merrni një lajmërim kur jeni ulur për një kohë të gjatë. Duke qenë se Apple Watch nuk ofron një tastierë virtuale ju do u duhet të zgjidhni komandat me zë për t’ju përgjigjur mesazheve ose mund të shkruani nga aplikacioni shoqërues në iPhone. Preferencat për mesazhet mund të zgjidhen të jenë në sinkron me iPhone-in ose të jenë veçanërisht për Apple Watch, pra ju mund të zgjidhni kontakte të caktuara për të chatuar në orën tuaj.

Imazhet e publikuara tregojnë gjithashtu se Apple Watch do të vijë me një memorie të saj për muzikë, foto dhe aplikacione. Apple Watch mund të kyçet me anë të një kodi prej katër shifrash që përdoret dhe në iPhone dhe iPad. Aplikacioni shoqërues i Apple Watch pritet të lançohet së bashku me përditësimin iOS 8.2 gjatë këtij viti. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>