Harduer

Ky është demonstrimi më real i iPhone 8-ës

Aug 8 2017
0 Shpërndarje
imitimi i prezantuar nga MKBHD përbën kulimin e të gjitha spekulimeve dhe imazheve të dizajnit të iPhone 8-ës. Esencialisht është një spekulim fizik. Ky është demonstrimi më real i iPhone 8-ës Photo Source: MKBHD

Youtuberi i dhënë pas teknologjisë Marques Brownlee, i njohur ndryshe edhe nga komuniteti i MKBHD, prezantoi një imitim të gjeneratës së re të iPhone e cila njihet si iPhone 8.

Imitimi i prezantuar nga MKBHD përbën kulimin e të gjitha spekulimeve dhe imazheve të dizajnit të iPhone 8-ës. Esencialisht është një spekulim fizik.

Megjithatë nuk është asgjë e konfirmuar. Telefoni i prezantuar nga Apple në Shtator mund të jetë krejtësisht ndryshe nga sa kemi parë e dëgjuar.

Por është interesante të shohim një manifesim fizik të gjithë spekulimeve që kemi dëgjuar. Ju ftojmë të ndiqni videon e Brownlee mëposhtë:

Lajmet e fundit>