Harduer

Ky është Google Pixel 3 XL

Aug 22 2018
0 Shpërndarje
Android 9 Pie gjithashtu solli mbështetjen për këtë element dizajni ku nuk pranohen më shumë se dy të tilla. Ky është Google Pixel 3 XL

Me shumë gjasa nuk ka për të debutuar përpara Tetorit por kemi parë mjaftueshëm nga flagshipi i ardhshëm i Google, modeli Pixel 3.

Informacioni i radhës rreth telefonit erdhi ditën e sotme me një foto e cila detajon kamerën e pasme.

Ajo që presim nga flagshipi i Google është trendi i kohëve të fundit me një “notch” i cili do të zërë një hapësirë të konsiderueshme.

Android 9 Pie gjithashtu solli mbështetjen për këtë element dizajni ku nuk pranohen më shumë se dy të tilla.

Ende fotot e reja tregojnë çdo gjë që kemi parë deri më sot përfshirë kamerën teke të pasme.

Ekrani do të ketë rezolucion 2960×1440 piksel për modelin XL. Sipas spekulimeve telefoni do të ketë ekran masiv prej 6.7-inç, 0.3-inç më tepër sesa Note 9.

Me siguri Snapdragon 845 do të jetë procesori në zemër të telefonit dhe sigurisht Android Pie nuk ka sesi të mungojë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>