Lajmet

Ky është skripti që tregon se si i rendit Facebook-u miqtë tuaj

Nov 11 2013
0 Shpërndarje
Ky është skripti që tregon se si i rendit Facebook-u miqtë tuaj

Facebook syzeE keni vrarë ndonjëherë mendjen se si i rendit Facebook-u miqtë për ju? Kompania mban një “shënim” për të gjithë njerëzit me të cilët ju ndërveproni në rrjetin social.

Përse vlen kjo? Për të shfaqur në kërkime fillimisht emrat e miqve me të cilët keni ndërvepruar më shumë, për të shfaqur postimet e miqve tuaj në faqen kryesore etj.

Me pak fjalë, bazuar në ato se çfarë bëni ju në rrjet, përfshi edhe faktin se sa shpesh hyni në profilin e dikujt, Facebook-u bën një listë të miqve tuaj “më të rëndësishëm”.

Këto janë arsyet pse shumë përdorues të Facebook-ut janë kurizotë të dinë si funksionon ky shërbim. Shumë njerëz kanë krijuar mjete për të listuar këta tregues dhe ajo e Arjun Sreedharan është më e lehta në përdorim.

Renditjen e miqve mund ta kontrolloni përmes tre hapave:

1. Bëni drag-and-drop linkun e mëposhtëm në shiritin e bookmark-eve të shflëtuesit: FB Friends Ranking

2. Hyni në Facebook dhe klikoni në bookmark-un

3. Do të shihni një listë të notës së renditjes për miqtë tuaj të Facebook-ut

15 treguesit e parë të një shembulli të marrë për ilustrimin e këtij artikulli duken si më poshtë (emrat janë hequr për arsye privatësie):

fb_rankSiç shpjegon Sreedharan, sa më i vogël numri i një miku, aq më e lartë është renditja e tij. Numri është një tregues i lidhjes suaj me mikun. Ndoshta vetëm Facebook-u e kupton se çfarë do të thotë kjo.

Me pak fjalë, nëse nuk jeni inxhinier në Facebook, numrat janë të pakuptimta në vetvete. Vlejnë vetëm kur krahasohen me miqtë e tjerë apo njerëzit me të cilët ndërveproni në Facebook.

Lajmet e fundit>