Harduer

Ky është telefoni i ardhshëm i Xiaomi Mi 5X

Jul 19 2017
0 Shpërndarje
Sa i përket harduerit dhe specifikave, sipas spekulimeve Mi 5X do të ketë procesor Snapdragon 625, dhe ekran 5.5 inç 1080p. Ky është telefoni i ardhshëm i Xiaomi Mi 5X

Xiaomi Mi 5X, i cili do të prezantohet zyrtarisht më 26 Korrik, ka arritur të tërheqë goxha vëmendje kryesisht nga konsumatorë jashtë Kinës. Tashmë kemi një pamje paraprake të telefoni një javë nga debutimi.

Imazhet jo vetëm që tregojnë opsionet e ngjyrave, por zbulojnë pjesën frontale dhe të pasme të pajisje duke konfirmuar kamerën e pasme të dyfishtë dhe sensorin e shenjave të gishtërinjve po në pjesën e pasme.

Sa i përket harduerit dhe specifikave, sipas spekulimeve Mi 5X do të ketë procesor Snapdragon 625, dhe ekran 5.5 inç 1080p.

RAM duhet të jetë 4GB ndërsa çmimi mund të fillojë nga 295 dollar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>