Lajmet

Ky është votimi elektronik në Estoni, një nga vendet me demokracinë më të zhvilluar në botë

Feb 23 2015
0 Shpërndarje
Ky është votimi elektronik në Estoni, një nga vendet me demokracinë më të zhvilluar në botë

Screen-ShotNë Estoni, qytetarëve u kushton vetëm pak minuta nga koha e tyre e çmuar për të votuar presidentin e tyre nga telefonët mobil. Kjo teknologji është super e shpejtë, dhe është e disponueshme në vetëm disa shtete të botës. Estonia është një nga këto vende e cila ka aplikuar votimin elektronik nga smartfonët e qytetarët. Në një video në Youtube të cilën e kemi paraqitur në këtë artikull, kryeministri Estonez shpjegon lehtësinë e kësaj metode votimi.

Në fakt javën një shkoi, qytetarët Estonez mbajtën raundin e parë të votimeve, dhe votuesit cicëronin në Twitter ku shpreshin se ndiheshin shumë krenar për qeverinë e tyre e prir drejt ndërtimi të një profile të lartë zhvillimi teknologjik për shtetin e tyre.

Në fakt kjo teknologji nuk është aplikuar në vende me popullsi të lartë për shkak të mundësisë së lartë të sulmit nga hakerat. Por kjo aplikimi i kësaj teknologjie në shtetet si Shqipëria dhe Kosova do të ishte diçka me të vërtetë e dobishme për ne.

Estonia gjithashtu ka shprehur vullnetin për përdorimin e një sistemi kombëtar identifikimi, e cila do i ndihmonte më tej qytetarët të kryenin veprime më të shumta online. Askush nuk e pret që një vend i tillë kaq i vogël të bëjë diçka të tillë, prandaj pse jo edhe ne ? (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>