Harduer

Ky mund të jetë imazh i parë i vërtetë i LG G6

Jan 24 2017
0 Shpërndarje
Të gjithë e dimë se LG ka planifikuar debutimin e telefonin më të mirë të kompanisë muajin e ardhshëm. Ditën e sotme një raport i ri vjen me pretendimin se ka imzahin e parë “të vërtetë” të LG G6. Ky mund të jetë imazh i parë i vërtetë i LG G6 Photo Source: The Verge

Fotoja vjen nga The Verge dhe qëndron në një linjë me spekulimet e mëhershme rreth telefonit. Ekrani do të ketë një kornizë minimale dhe skaje të harkuara. Në të vërtetë sipas the Verge, raporti ekran-kornizë është më e lartë se 90%.

Nga ana tjetër LG ka konfirmuar se G6 do të ketë ekran 5.7 inç Quad HD dhe kufjet 3.5 mm. Materialet e ndërtimit të telefonit do të jenë prej xhami dhe metali dhe për fat jo të mirë nuk do të ketë bateri të zëvendësueshme.

Është spekuluar shumë për këtë telefon. Ca thonë se do të ketë kamër të pasme të dyfishtë, ca të tjerë thonë se do të ketë procesor Snapdragon 835 dhe 6GB RAM.

Në fund të fundit të gjitha këto komente janë ato çfarë priten nga çdo telefon i ri i cili me patjetër duhet të ketë harduerin më të fundit.

Një spekulim i fundit flet për tuba termalë të cilat do të nxjerrin nxehtësinë jashtë. Të gjitha mbeten për tu konfirmuar në Barcelonë më 26 Shkurt. (PCWorld Albanian)

Tags >

LGLG G6
Lajmet e fundit>