Harduer

Ky mund të jetë smartfoni më i ri nga HTC

Feb 12 2013
0 Shpërndarje
Ky mund të jetë smartfoni më i ri nga HTC

htc m71Ditën e hënë filloi të qarkullonte në Twitter një model i ri smartfoni, që sipas autorit të lajmit, është më i fundit nga HTC.

Imazhi u publikua nga @evleaks, një përdorues Twitter-i që publikon shpesh ‘smartfonët e së ardhmes’.

HTC One – i njohur më parë si HTC M7 – thuhet se do të jetë gjenerata e ardhshme e kompanisë. Telefoni thuhet se do të ketë ekran 5 inç 1080 p, një proçesor quad-core dhe një kamera 13 megapixel.

Faktikisht HTC do të organizojë një event në Nju Jork në datën 19 shkurt. Kompania do të paraqitet fuqishëm edhe në Mobile World Congress (Kongresi Botëror i Telefonisë së Lëvizshme), që fillon në Barcelonë në 25 shkurt.

Në aspektin e dizajnit, imazhet e publikuara tregojnë ngjashmëri me smartfonë të tjerë si iPhone 5 apo Blackberry 10. Pra, një pajisje e hollë, drejtkëndore, me cepa të rrumbullakosur dhe një mbështjellëse alumini.

Ky model ndryshon nga të zakonshmit e HTC, të cilët kanë pasur cepa më të rrumbullakosur dhe mbështjellëse plastike.

Në aspektin e kompanisë, ky smartfon duhet të shndërrohet patjetër në një hit, duke qenë se fitimet e saj ranë me 91% në tremujorin e katërt të vitit 2012, përgjithësisht falë shitjeve të ulta në SHBA dhe konkurrencës së fortë. Fillmisht kompania ishte përfaqësuesja më e madhe e Android-it, por me hyrjen e fuqishme në treg të Samsung-ut, ky fakt ka ndryshuar. (PCWorld Albanian)

HTC

Tags >

HTC
Lajmet e fundit>