Blog

Ky sajt ju tregon vendet tek të cilat mund të udhëtoni pa një vizë

Aug 10 2017
0 Shpërndarje
Por mund të kërkoni edhe për vende ku është i lehtë fillimi i një startupi, ushtrimi i profesionit, studimi apo marrja e shtesisë. Ky sajt ju tregon vendet tek të cilat mund të udhëtoni pa një vizë

Doni të shkoni diku me pushime po nuk keni ndonjë ide? Një mënyrë për të bërë përzgjedhjen tuaj është duke parë se ku është më e lehtë të udhëtosh, dhe ky sajte u vjen në ndihmë.

Tregoni VisaDB se ku jetoni dhe do të listojë të gjitha vendet e botës ku mund të udhëtoni pa një vizë.

Gjithashtu specifikon sesa gjatë mund të qëndroni dhe nëse mund merrni një leje qëndrimi por edhe bën krahasime të akomodimit, transportit dhe kostos së ushqimit mes vendit tuaj dhe atij që po udhëtoni.

Por mund të kërkoni edhe për vende ku është i lehtë fillimi i një startupi, ushtrimi i profesionit, studimi apo marrja e shtesisë.

Sajti aktualisht është në fazë Alpha dhe të dhënat merren manualisht nga sajtet qeveritare dhe burime të palëve të treta. Megjithatë është një mënyrë e mirë për të mësuar destinacionin ideal për të vizituar pse jo edhe jetuar. /PCWorld Albanian

Tags >

VisaDB
Lajmet e fundit>