Lajmet

Ky sajt ka një databazë prej 306 milion fjalëkalimesh të kërkueshme

Aug 3 2017
0 Shpërndarje
Hunt ofron databazën falas për shkarkim në mënyrë që zhvilluesit ta shkarkojnë dhe integrojnë në uebsajtet e tyre. Ky sajt ka një databazë prej 306 milion fjalëkalimesh të kërkueshme

Në Qershor të 2007-ës Instituti Amerikane i Standarteve dhe Teknologjisë publikoi një udhëzim i cili kërkon nga sajtet të mos pranonin fjalëkalime të cilat ishin kompromentuar më parë në mënyrë që të jenë sa më unikë.

Ndërsa shumica e uebsajteve ende e ofrojnë këtë funksionalitet, Troy Hunt themelues dhe krijues i Have i Been Pwned, ka lançuar një mjet të ri kërkimor i cili analizon nëse fjalëkalimi juaj është hakuar.

Mënyra sesi funksionon është e thjeshtë. Mjafton të vendosni fjalëkalimin në fushën e paraqitur dhe sajti do të kërkojë në databazën e 306 milion fjalëkalimeve të hakuara përgjatë viteve për të parë nëse është unik.

Hunt ofron databazën falas për shkarkim në mënyrë që zhvilluesit ta shkarkojnë dhe integrojnë në uebsajtet e tyre.

Sajti gjithashtu paraqet një listë uebsajtesh të hakuara në të kaluarën si dhe eksploron disa prej fjalëkalimeve që njerzit përdorin më së shumti.

Ju mund ta provoni në këtë lidhje (http://bit.ly/2u41Jbz) /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>