Blog

Ky uebsajt ju tregon sesi ngjanin sajtet 10 vite më parë

Jul 28 2017
0 Shpërndarje
Tenyearsago.io është një uebsajt i cili ju kthen 10 vite pas në kohë për tu treguar sesi ngjan faqe specifike në atë kohë. Ky uebsajt ju tregon sesi ngjanin sajtet 10 vite më parë

Për mirë apo për keq shumë gjëra kanë ndryshuar në 10 vitet e fundit. Dhe interneti është shembulli më i qartë.

Tenyearsago.io është një uebsajt i cili ju kthen 10 vite pas në kohë për tu treguar sesi ngjan faqe specifike në atë kohë.

Nëse vizitoni faqen e Shtëpisë së Bardhë do të shikoni sesi ngjante uebsajti i Presidentit Bush. Në botën e lojrave IGN kishte ngelur ende tek Call of Duty 4 ndërsa Apple thoshte “Say Hello të iPhone.”

Ndërsa dizajni ka ndryshuar substancialisht, përmbajtja ngelet e njëjta. Reddit vijon të jetë liberal dhe Fox News kokëfortë.

Uebsajti i Youtube vazhdon të dominohen nga vlog brothers. Ky sajt ngjall nostalgjinë tuaj. Përmbajtje rifreskohen çdo ditë prandaj ja vlen ta vizitoni. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>