Ja se si

Kyçeni kompjuterin tuaj me anë të USB-së

Jul 16 2012
0 Shpërndarje
Kyçeni kompjuterin tuaj me anë të USB-së

Nëqoftëse gjithmonë keni dashur një mënyrë të thjeshtë për të mbajtur nën kontroll kompjuterin tuaj, nuk keni pse merreni me fjalëkalime, por këtë gjë mund ta kryeni shumë thjeshtë duke përdorur USB-në si një çelës të mirëfilltë.

Predator është një program falas për Windows që e kthen USB-në tuaj në një çelës të thjeshtë duke ndjekur hapat e mëposhtëm:

Hapi 1: Shkarkoni dhe instaloni Predator.

Hapi 2: Pasi ta instaloni dhe ta hapni, futni USB-në tuaj në kompjuter. Do të ju shfaqet një dritare që ju kërkon të shkruani një fjalëkalim (password). Pas ta keni shkruar fjalëkalimin, shtypni OK. (Mos kini merak asnjë nga materialet që keni në USB nuk do të pësoj ndryshime).

Hapi 3: Ne sektorin e preferencave, kërkoni fushën “New Password”, aty vendoseni fjalëkalimin tuaj që do t’ju shërbejë në rast se ju humbet USB-ja. Më poshtë, aty ku lexon Flash drives, sigurohuni që USB-ja të lexohet, pastaj shtypni “Create Key” dhe më pas OK.

Tani Predator do të mbyllet, por gjithsesi do të funksionoj në prapavijë. Programi kontrollon çdo 30 sekonda nëqoftëse USB juaj është e vendosur.

Nëqoftëse jo, atëhere kompjuteri juaj do të bllokohet. Së fundmi, në rast se dikush tenton të futet tek kompjuteri juaj gjatë kohës që ai është i bllokuar, ju mund ta shikoni këtë aktivitet te “View Log”, në shiritin e taskbar. Programin Predator mund ta shkarkoni këtu. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>