Lajmet

Kyçuni në Ubuntu me gjurmët e gishtërinjve tuaj

Mar 27 2013
0 Shpërndarje
Kyçuni në Ubuntu me gjurmët e gishtërinjve tuaj

Sistemi Linux mund të mos jetë i njohur edhe shumë tek ne shqiptarët në krahasim me sistemin Windows të cilin e përdorin shumica dërrmuese.

Ndoshta do të duhej të dihej që sistemi Ubuntu, që është një version nga shumë versione të Linux-it, është pa pagesë, i lirë dhe i hapur, por edhe funksionon mjaft mirë në pajisje të shumta, duke përfshirë këtu edhe laptopin.

Skanerët e gjurmëve të gishtave në ata laptopë ndërtohen për aplikacione të sigurisë në Windows. Sidoqoftë, është edhe një rrugë e lehtë për të regjistruar gishtërinjtë e juaj dhe t’i përdorni për t’u qasur në Ubuntu.

Blogu OMG! Ubuntu tregon për një depo softuerike të cilën ju mund ta shtoni në sistemin tuaj, nga i cili instalohen disa pako. Ashtu siç është cekur në postimin origjinal, duhet të dini që largimi i depos me gjurmët e gishtërinjve kërkon që manualisht të bëhet ri-instalimi i një pakoje policykit.

Mund të tingëllojë si gjë e vështirë, por ju me gjasë nuk duhet të shqetësoheni rreth largimit të depos. Sapo t’i keni vendosur dhe të keni shkruar ata dy rreshta, mund t’i vendosni gishtërinjtë në sistemin tuaj, ose të përdorin gishtin tuaj për të mundësuar komandat sudo.

Nëse jeni një posedues i një ThinkPadi, ju mund të keni nevojë që të bëni një ose dy gjëra më tepër për të krijuar mundësinë për gjurmët e gishtërinjve tuaj. (PCWorld Albanian)

Ubuntu

Tags >

ubuntu
Lajmet e fundit>