Lajmet

Kyocera ftoh ndërtesat me teknologji të gjelbër

Jul 3 2011
0 Shpërndarje
Kyocera ftoh ndërtesat me teknologji të gjelbër
Kompania është futur edhe në fusha tjera për të promovuar efikasitet të energjisë, gjë të cilën është duke e bërë në ndërtesa të ndryshme të prodhimit dhe të zyrave në Japoni.
Padyshim është teknologji e thjeshtë, por mjaft e gjelbër në të njëjtën kohë – “perde të gjelbra” të dizajnuara për të ndihmuar në reduktimin e shpenzimeve të energjisë, që po synohet të arrihet anembanë vendit të prekur keqas gjatë këtij viti nga fatkeqësitë natyrore dhe nukleare. 
Kyocera ka thënë se këto perde janë krijuar për të bërë hije mbi dritaret dhe muret e jashtme të ndërtesave dhe në këtë mënyrë parandalojnë futjen e drejtpërdrejt të rrezeve të diellit, e në anën tjetër reduktojnë rrezatimin e nxehtësisë që rritet prej temperaturës së brendshme në ndërtesa. Duke vepruar kështu reduktohet energjia që nevojitet për të ftohur ajrin, gjatë muajve të nxehtë të verës… /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>