Analiza

Lady Gaga po cicëron më shumë se Britney Spears

Aug 20 2010
0 Shpërndarje
Lady Gaga po cicëron më shumë se Britney Spears

Sipas statistikave të rrjetit social Famecount.com, Gaga ka arritur në 5,660,478 gjatë ditës së sotme, kurse Britney Spears renditej me 5.662.786 përcjellës. Me rastin e tanishëm të shkallës së rritjes, këngëtarja e hitit “Bad Romance” ka gjasa të tejkalojë Spears gjatë kësaj jave, apo në fillim të javës së ardhshme.
Udhëheqja e Britney Spears në Twitter filloi para më pak se tre muajsh, kur ajo ia tejkaloi ylli të Hollywood-it, aktorit Ashton Kutcher.

Famecount.com konfirmoi se përcjellësit cicërues të Gaga-së, 16 milion miqtë e Facebook dhe popullariteti i YouTube momentalisht e bëjnë atë më të popullarizuarën onlin. Megjithatë, nëse fiton kurorën në Twitter, atë nuk do ta ketë të sigurtë.

Justin Bieber ka shtuar 800.000 përcjellës të ri në Twitter gjatë këtij muaji, ndaj 4.5 milion përcjellësve tjerë që ka, dhe ky yll tinejxherë nëse vazhdon me këtë ritëm mund të tejkalojë Gaga-në brenda gjashtë muajve. /pcworld.al

Lajmet e fundit>