Blog

Lajmet lokale në Facebook, së shpejti një shërbim global

Mar 26 2018
0 Shpërndarje
Ky lajm vjen në një kohë kur rrjeti social përballet me kritika të ashpra pas skandalit të Cambridge Analytica. Lajmet lokale në Facebook, së shpejti një shërbim global Photo Source: Reuters

Facebook tha ditën e Hëne se do të zgjerojë disponueshmërinë e lajmeve lokale përtej Shteteve të Bashkuara për të ofruar përdoruesve më shumë informacion në bazë të vendodhjes dhe interesave të tyre.

Në Janar shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg prezantoi lajmet lokale në platformë dhe premtoi se ky shërbim do të ofrojë tek një audiencë globale nëse pritej mirë nga përdoruesit.

Ky lajm vjen në një kohë kur rrjeti social përballet me kritika të ashpra pas skandalit të Cambridge Analytica.

Kjo firmë konsulence kishte arritur të merrte informacion të votuesve Amerikanë nga rrjeti social, informacion që besohet se është përdorur më pas për ti ardhur në ndihmë presidentit Amerikan në fuqi Donald Trump. /PCWorld Albanian

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>