Harduer

Lamborghini do të lançojë një telefon me bateri “gjigante”

Nov 28 2014
0 Shpërndarje
Lamborghini do të lançojë një telefon me bateri “gjigante”

tonino_lamborghini_88_tauri_gqindiaSipas një raporti, Tonino Lambroghini do të sjellë në treg një linjë të re smartfonësh luksoz në muajin janar të quajtur 88 Tauri. Deri më tani nuk ka informacion rreth çmimit, por dihet që ky telefon do të lançohet në Indi nëpërmjet Luxury Quotient.

Tonino Lamboghini 88 Tauri raportohet të ketë një sistem operativ Android 4.4.4 Kit Kat dhe të ketë një ekran 5 inç full HD me 10 pikë përsa i përket prekjes. Procesori do të jetë 2.3GHz quad-core Snapdragon 801 i shoqëruar nga 3GB RAM. Ajo çka do të bjerë në sy te ky telefon është bateria me kapacitet 3400mAh e cila thuhet se mund të rezistojë ndezur 1.000 orë dhe kamera 20 megapixel. Diçka e çuditshme për Tonino Lamborghini është opsioni dual sim. Mësohet se ky produkt do të prodhohet në sasi të limituara.

Kohët e fundit shumë marka luksoze janë përpjekur të hyjnë në tregun e smartfononave. Këtu mund të përmendim bashkëpunimin midis BlackBerry dhe Porsche Design që ka nxjerrë si rezultat 3 smartfonë. Këta telefona janë tepër luksozë, të shtrenjtë por të një cilësie tepër të lartë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>