Lajmet

LaMP iu mëson një gjuhë të huaj me anë të filmave dhe titrave në YouTube

Jun 10 2013
0 Shpërndarje
LaMP iu mëson një gjuhë të huaj me anë të filmave dhe titrave në YouTube

LaMP (Lingual Media Player) është një program i thjeshtë për të mësuar një gjuhë të re duke shikuar video, njëra nga rrugët më efikase për ta mësuar një gjuhë të huaj.

Programi paraqet titrat e gjuhës së huaj për ndonjë film të cilin e vendosni në lëshuesin mediatik ose videot që i zgjidhni nga YouTube.

Për ta përdorur LaMP, klikoni në folderin Video File për të hapur një video, pastaj shtoni skedarin me titra të cilat dëshironi t’i shihni (mund të gjendet në nënfolderin e folderit për gjuhët e videos). Ju mund të paraqitni dy palë titra në të njëjtën kohë: Për shembull, gjuha të cilën jeni duke e mësuar dhe gjuha juaj amtare. LaMP mbështet shumë gjuhë, nga arabishtja, e deri te gjuha vietnameze.

Teksa e shikoni videon, do të shihni përveç titrave, fjalët e të gjitha titrave me kohën gjatë videos kur paraqiten dhe ju mund të vendosni një lëshues që të ndalojë pas çdo titulli që është vendosur për të ju ndihmuar që ta mësoni atë. Për më tepër, ju mund të përdorni përkthyesin e Google ose të Bing që në çast të konfirmoni përkthimin e titrave.

Nëse nuk keni video të një gjuhe të huaj që dëshironi ta përdorni, LaMP mund të kërkojë në YouTube ose të lidhet me një listë të përpiluar me video të YouTube.

Versioni online i LaMP ka më pak veçori se sa versioni për Windows (për shembull nuk ka sinkronizim të titrave dhe tingujve), por megjithatë është një mënyrë e përshtatshme për të shikuar dhe për ta mësuar një gjuhë duke përdorur videot nga YouTube.

Do të ishte mjaft mirë nëse do të ishin disa pikëshënues për çdo fjalë që thuhet, por mbi të gjitha, LaMP është një vegël mjaft e mirë për ata që duan të mësojnë një gjuhë. (PCWorld Albanian)

youtube

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>