Analiza

Lamtumira emocionale e Steve Ballmer për Microsoft-in

Sep 29 2013
0 Shpërndarje
Lamtumira emocionale e Steve Ballmer për Microsoft-in

microsoftShefi ekzekutiv në largim i Microsoft-it, Steve Ballmer, ka qenë gjithmonë një ligjërues mjaft i dalluar, ku entuziazmi i tij për ndërmarrjen e tij është i mahnitshëm, duke i kthyer ngjarjet e zakonshme të ndërmarrjes në paraqitje emocionale që shpesh kritikohen por kurrë nuk harrohen.

Ajo energji ishte më e spikatur më herët këtë javë, kur Ballmer udhëhoqi takimin e tij të fundit me punonjësit e Microsoft-it në pozitën e CEO-s.

Ai ka lajmëruar planin e tij për të dalë në një post më të ulët në ndërmarrje brenda 12 muajve dhe kërkimi për një ekzekutiv të ri është duke u zhvilluar.

Dhe derisa raportet e mëhershme tregojnë për ndjenjat e fuqishme të Ballmer, The Verge ka marrë një video ekskluzive të pamjeve përfundimtare të Ballmer-it në skenë. Janë pamje të fuqishme dhe prekëse.

Aty shihet njëri nga njerëzit më me ndikim në historinë e teknologjisë duke i thënë lamtumirë ndërmarrjes të cilës e ndihmoi të themelohej. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>