Analiza

Lamtumirë Ditar: Studentët rrëfejnë sekretet e tyre në Facebook

Mar 21 2013
0 Shpërndarje
Lamtumirë Ditar: Studentët rrëfejnë sekretet e tyre në Facebook

Facebook1Ditarët janë një modë e kaluar tashmë. Nëse kërkon realisht të hapësh zemrën tënde diku, Facebook-u, mesa duket është një mjedis shumë i mirë dhe i populluar për ta bërë këtë. Në vend që ti shkruajnë të fshehtat e tyre, studentët po i diskutojnë në rrjetet sociale.

Qindra universitete dhe shkolla kanë faqe Facebook-u për qëllime rrëfimi të pazyrtarizuara. Këto faqe janë të tipit PostSecret, ku përdoruesit mund të ndajnë gjithçka pa frikën e njohjes dhe gjykimit.

Këto rrëfime përfshijnë diskutime nga çështje të zakoneve të tyre deri tek probleme të rëndësishme personale. Komentuesit zakonisht sillen si një “sistem” suporti për këto probleme, duke ofruar këshilla dhe burime për studentët që kanë probleme me depresionin apo me çështje të vetëvlerësimit.

Duke përdorur anketa pa pagesë online si SurveyMonkey apo Forumet e Google, pjesëtarët nuk e kanë të detyruar të ndajnë informacione të tyre personale. Edhe administruesit e faqes nuk i dinë emrat realisht, por vetëm sekretet e tyre. Studentët mund të vendosin emrin e tyre të vërtetë në Facebook, por nëpërmjet politikave të privatësisë që ofron Facebook në këto postime ruhet identiteti.

facebook confessNdërkohë që disa studentë mund të përfitojnë nga këto seanca psikologjike të komunitetit.

Rrjeti social gjithashtu përdoret si një forum i hapur me fjalorë tejet të ashpër. Drejtuesit e shkollave dhe këshilltarët kanë ngritur shqetësimin se këto platforma mund të shërbejnë edhe si ambiente për ngacmime.

Policia e detyroi Facebook-un të mbyllë disa faqe rrëfimi të shkollës Montana muajin e kaluar vetëm për shkak të përmbajtjeve seksuale të tejkaluara dhe përmbajtjeve plot urrejtje që ata kishin. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>